Panorama Sport (Albania)

NOTAT INTER

-

HANDANOVIÇ 7 - Pritje e shkëlqyer te rasti i Barrout. Priste një mbrëmje të ndërlikuar dhe Atalanta ia "plotësoi dëshirën" D'AMBROZIO 5,5 - Në pjesën e parë vuan për 15' kur Interi kalon te mbrojtja me tre. Përmirësoh­et në të dytën, kur Gomez "shuhet". KANSELO 6 - Një ndeshje "me dy fytyra" për portugezin: në fund duhet të kënaqet me një paraqitje kaluese, por jo brilante. SHKRINJAR 7 - Perfekt në kohë, por edhe në forcën që shfaq gjatë dyluftimev­e. Diçka më dobët në ndërtimin e lojës. MIRANDA 7 - Start i ndërlikuar, e shqetëson i riu Barrou. Më pas, braziliani "gjen zgjidhjen". SANTON 5,5 - Jo pozitiv në qarkullim, qëndron gjithmonë me shpinë nga porta dhe shërben vetëm shokun më të afërt (nga 90' KARAMOH pa notë) GALJARDINI 5,5 - Pa Brozoviçin ndihet "jetim". Detyrohet shpesh të mbulojë gabimet e mesfushorë­ve. Gabon edhe pasimet më të lehta.

B.VALERO 5 - Shumë i ngadaltë në organizim, gjithmonë një prekje më shumë. Rivalët ia bllokojnë intuitën me thjeshtësi. RAFINJA 6,5 - Është i vetmi tek Interi me pak fantazi. Nuk u shfaq i lumtur te zëvendësim­i. Dhe ka të drejtë ( nga 71' EDER 6 - Përpiqet t'i japë "shkëndijë" manovrës, tenton edhe golin). IKARDI 5 - Golat që gaboi në derbi duket sikur e përndjekin. S'ka qetësi, gabon çdo kombinim me shokët. Moment luhatjeje. PERISIÇ 5 - Peshojnë gabime përballë portës: tre raste, i gabon që të tre. Më i pranishmi në zonën e Berishës, por feston shqiptari. Trajneri Luçiano SPALETI 5 - I "fal" një pjesë kolegut Gasperini. E diskutuesh­me zgjedhja për të hequr Rafinjën. Pas dy ndeshjeve të kuptuara mirë, humbet rastin për t'u avantazhua­r nga Roma e Lacio.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania