Panorama Sport (Albania)

Hysaj bën gati "kafazin" për Suson, Mertens kundër tabusë kuqezi

Sarri, "kurth shqiptar” për të ndalur spanjollin e Milanit

-

Në këtë javë në kampionati­n italian, një nga ndeshjet që premton më shumë pa dyshim që është ajo mes Milanit dhe Napolit (15:00). Që të dyja këto skuadra janë në garë për objektiva sa konkretë aq edhe të ndryshme.

Ekipi ku militon edhe Elseid Hysaj vijon ndjekjen e Juventusit me shpresën që bardhezinj­të të pësojnë ndonjë frenim, sidomos pas tronditjes psikologji­ke që i dha eliminimi nga Liga e Kampioneve. Pikërisht pjesëmarrj­a në këtë kompeticio­n është nga ana tjetër një objektiv që kuqezinjtë duan të arrijnë dhe që në Milano mungon prej katër vitesh. Mauricio Sarri nuk do të ketë në dispozicio­n në këtë ndeshje mbrojtësin e majtë Mario Rui, i cili është i skualifiku­ar dhe kjo do të sjellë edhe spostimin e Elseid Hysajt në atë korsi. Shqiptari nga ana e tij do të zëvendësoh­et nga Kristian Maxho. Duke u rikthyer te Hysaj, pikërisht dueli i tij me Suson mund të rezultojë një ndër faktorët kyç në aspektin e rezultatit. Spanjolli nuk vjen nga një moment i mirë, teksa në epokën "Gatuzo" ka shënuar vetëm një gol dhe 24vjeçari shqiptar do të tentojë të thellojë krizën e spanjollit, pavarësish­t se nuk do të jetë në rolin e tij natyral. Optimist për suksesin e Hysajt është edhe ish-mesfushori i Napolit, Françesko Montervino, i cili ka deklaruar: "Napoli do të jetë me fat në këtë takim, pasi me mbulimin e Susos do të merret Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar do ta ndalojë spanjollin, pasi është shumë më i fuqishëm".

Tabuja Milan- Problemet nuk janë vetëm kuqezi. Dris Mertens është njëri prej atyre që kanë vështirësi sa herë përballen me "Djallin". Në nëntë përballje kundër Milanit, sulmuesi nuk ka arritur kurrë të shënojë. Ky do të jetë një shans i artë për belgun, i cili do të tentojë të zhbllokohe­t në sfidën e sotme, duke qenë se Gatuzos i mungojnë edhe dy qendërmbro­jtësit titullarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania