Panorama Sport (Albania)

Milan, shifrat e vitit të parë kinez

nvestime në merkato dhe shtatë sponsorë të rinj, ja si do të ndryshojë pamja e "Djallit"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një vit më parë Sil vio Berluskoni n ë n s h k r u a n t e shitjen e klubit, një akt ky që do i jepte fund epokës së tij duke i dhënë njëkohësis­ht fill Milanit kinez. Kosto totale e operacioni­t 740 milionë euro, nga të cilat 520 milionë në llogarinë e familjes Berluskoni, ndërsa 220 milionë të tjera për të shlyer një sërë detyrimesh të kuqezinjve. Në 365 ditë presidencë, Jonghong Li ka investuar 120 milionë të tjera në klub, nga të cilat 71 milion janë derdhur dhe ndërsa 49 milionë të tjera duhet të kalojnë në arkat e "Djallit" brenda muajit maj 2018- të.

MERKATO DHE PUBLIKU - 247 milionë euro është shifra që presidenti Li ka shpenzuar në merkato për të afruar në skuadër 11 futbollist­ë. Për sa u përket arkëtimeve, nga shitjet janë përfituar 55 milionë euro. Efekti i investimev­e u pasqyrua me 32.313 abonime për kampionati­n e skuadrës së Gatuzos, ndërsa rreth 8 mijë abonime u shitën vetëm për Ligën e Europës. Këto të dhëna dëshmojnë një rritje me thuajse 30 për qind të ndjekësve të Milanit në "San Siro", ku mesatarja e spektatorë­ve për ndeshje i kalon 52 mijë. Me ardhjen e Jonghong Li në krye të klubit, në një vit presidencë kineze, Milanin e kanë ndjekur plot 1.235 milionë spektatorë për sa u përket sfidave të luajtura në shtëpi nga kuqezinjtë. SPONSORËT E RINJ - Me Milanin, që ndërpreu marrëdhëni­en 20- vjeçare me Adidas, sponsori i ri teknik do të jetë "Puma", firmë e cila çdo vit do të derdhë rreth 13 milionë euro në arkat e klubit. Përveç kësaj marrëveshj­eje të re, Jonghong Li ka dhënë "bekimin" edhe për shtatë kontrata të reja me sponsorë të tjerë.  ë nga

sezoni 2018-' 19, partnerë tregtarë të Milanit do të jenë edhe Star 8 asino, Nilox, Konami, Alpen € ater, GiGroup, DXV dhe V  in, teksa kompanitë SNAI dhe AON kanë nxituar të rinovojnë akordet e tyre me kuqezinjtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania