Panorama Sport (Albania)

Barcelona largon makthet, fitore rekord në kampionat

Katalanasi­t mundin Valencian dhe afrohen me titullin

-

Në kampionat është tjetër histori. Barcelona mund Valencian dhe konfirmon se në La Liga nuk mund të gabojë. Tri pikët e afrojnë më shumë me titullin kampion dhe mbi të gjitha i shërbejnë për të kaluar tronditjen që pësuan në Champions kundër Romës. Për më tepër, kjo fitore kundër ekipit të tretë në kampionat shërbeu për të vazhduar ecurinë pozitive: 39 ndeshje pa humbje. Rekord absolut në Spanjë. Në krahasim me ndeshjen e "Olimpicos", Valverde kishte zbritur në fushë Paulinjon dhe Kutinjon (s'mund të luajë në Champions), ndërsa në mbrojtje ishte GOLAT: Suarez 15', 51' Umtiti/ Pareho 87' ( pen)

BARELONA (4-4-2): Ter Shtegen; Serxhi Roberto (Semedo 93'), Pike, Umtiti, Zhordi Alba; Kutinjo ( Dembele 79'), Buskets, Paulinjo, Iniesta ( D. Suarez 84'); Mesi, Suarez. Trajner: Ernesto Valverde

VALENCIA ( 4- 4- 2): Neto; Ruben Vezo, Garai, Gabriel Paulista, Gaja; Soler, Pareho, Kondogbia, Guedes ( Pereira 69'); Santi Mina ( Vieto 71'), Rodrigo ( Zaza 81'). Trajner: Marselino

ARBITËR: Karlos Del Cerro

KARTONË TË VERDHË: Pike 7', Dembélé 86'/ Kondogbia 12', Paulista 75', SPEKTATORË: 69.544

rikthyer Serxhi Roberto. Në radhët e Valencias: Rodrigo e Mina në sulm, Zaza në stol. GOLAT - Ndeshja është argëtuese që në nisje. Pas një goditjeje të bukur të Guedesit, Barcelona

krijon raste me Suarezin dhe Albën. Kalojnë 15 minuta dhe gjen avantazhin me golin e uruguaiani­t, i cili arrin golin e 22-të në kampionati­n spanjoll. Valencia reagon mjaft mirë dhe është Ter Shtegen që shpëton të tijtë me një pritje të mrekullues­hme ndaj Rodrigos. I vjen në ndihmë edhe traversa për të mbajtur portën të paprekur. Pike bëhet shpëtimtar dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë, duke larguar një top të goditur nga Rodrigo dhe pak minuta më vonë Umtiti shënon golin e dytë, duke rikthyer qetësinë në kampin katalanas. PENALLTIA - Nga ky moment dhe deri në fund është një monolog i Barcelonës që shpërdoron me Mesin, Suarezin dhe Iniestën. Edhe Valencia pas disa tentativas­h gjen golin nga penalltia, të cilën e shkakton Dembele. Ter Shtegen e pret topin, por i kalon poshtë trupit dhe nuk e mban dot portën të paprekur. Tri minuta nga fundi Valencia ka shans për të shënuar me Zazën, por goditja e tij përfundon larg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania