Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Zidan: Ka shumë xhelozë, Reali nuk vodhi

"Bajerni është më i fortë, por s'vjen për hakmarrje"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

shtë i qetë deri në momentin kur kri tikat prekin në mënyrë të drejtpërdr­ejtë skuadrën e tij. Atëherë ai bëhet "bishë" për të mbrojtur lojtarët dhe Realin. Zinedin Zidan shpërthen ndaj akuzave se madrilenët e "vodhën" ndeshjen kundër Juventusit dhe thotë se ka shumë xhelozë.

Si duhet përgatitur kjo ndeshje, pas të mërkurës?

Është një ndeshje e vështirë dhe duhet ta luajmë me mend. Sigurisht që ndeshjet e kampionati­t janë të vështira pas atyre të Championsi­t. Duhet të sforcohemi, por t'i ruajmë forcat.

Si ndiheni që thonë se ju e vodhët ndeshjen ndaj Juves?

Secili mund të japë mendimin e tij, nëse është apo jo penallti. Unë nuk e diskutoj këtë pjesë. Por kur njerëzit flasin për vjedhje, sigurisht që nuk mund të hesht. Ne i shqetësojm­ë shumë njerëzit me atë që bëjmë, por s'mund ta ndryshojmë këtë fakt. Unë do të mbroj lojtarët e mi. Ne meritonim të kalonim, pa asnjë dyshim. Pastaj kush ka mendim ndryshe, le të vazhdojë. Nuk ndodh vetëm në Spanjë, por edhe në Francë. Ne

bëmë mirë dhe ia dolëm të shkonim në gjysmëfina­le. Është e turpshme që të diskutohet për vjedhje. Unë këtë nuk mund ta pranoj. Nuk më duket normale, sepse ajo ishte penallti. Nuk e di për çfarë po flasim. Juventusi bëri një ndeshje të madhe dhe barazoi eliminator­en, por ne shënuam dhe jemi në gjysmëfina­le.

Mund të kushtëzohe­n arbitrat

për ndeshjet gjysmëfina­le?

Nuk mendoj për këto gjëra. Ne thjesht duhet të stërvitemi mirë dhe të punojmë. Ashtu si edhe arbitrat duhet të bëjnë punën e tyre. Nuk duhet të mendojmë nëse arbitrat do të na bëjnë keq.

Por këtë mendojnë antimadril­enët...

Nuk e di. Unë nuk dua të përfshihem në këto situata. Ne thjesht duhet të vazhdojmë siç kemi bërë deri tani. Historinë e këtij klubi nuk mund ta ndryshojë askush. Askush. Është klubi më i madh në botë dhe kur je më i miri, të tjerët janë xhelozë.

Çfarë mendoni për deklaratat e Bufonit, Kielinit, Benatias dhe Guardiolës?

Secili ka mendimin e tij. Unë nuk do të përgjigjem për asnjërin prej tyre. Lojtarët dhe trajnerët mbrojnë punën dhe skuadrat e tyre.

Roveshata e Ronaldos bëri që të gjithë të flisnin mirë për Realin, ndërsa tani e kritikojnë.

Është pak a shumë kështu. Por në fund ne nuk mund të bëjmë dot asgjë kundër njerëzve. Por ne mund ta kalonim turin në Champions që në ndeshjen e parë kundër Juventusit dhe kështu thoshin të gjithë. Tani na konsideroj­në hajdutë.

Mendoni se Bajerni është më i fortë sesa vitin e kaluar?

Po. Është më mirë. Ne e dimë që është një klub i fortë dhe do të na e bëjë të vështirë. Janë të fortë dhe nuk pësojnë gola. Këtë e tregojnë në çdo ndeshje. Por nuk më pëlqen të përdoret fjala hakmarrje në këtë ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania