Panorama Sport (Albania)

Çmimet e vitit, Siti dominon listën e finalistëv­e

-

Kevin De Brujne dhe Mohamed Salah do të rivalizojn­ë edhe njëherë mes tyre këtë sezon, për çmimin e Lojtarit të Vitit në Premier Ligë. Të shtunën janë shpallur 6 kandidatët finalistë për çmimin e trofeut prestigjio­z të sezonit në Angli dhe së bashku me yjet e Mançester Sitit dhe Liverpulit, që janë edhe favoritët, konkurrojn­ë edhe Herri Kejn (sulmuesi i Totenhemit), David De Gea (Mançester Junajtid), Leroi Sane dhe David Silva (Mançester Siti). Eden Hazard, Roberto Firmino dhe Rahim Sterling janë ndër emrat e mëdhenj që i kanë munguar nominimit të këtij sezoni. Çmimi i Lojtarit të Vitit në Premier Ligë akordohet nga vetë futbollist­ët, të cilëve u jepen fletat për të votuar lojtarët, që sipas tyre janë më të mirët. Ata nuk mund të votojnë për shokun e skuadrës, por mund të zgjedhin çdo lojtar nga 92 klubet e Ligës angleze të futbollit për kategoritë e Futbollist­it më të Mirë dhe Talentit më të Mirë të Sezonit. De Brujne dhe Salah janë favoritët për të fituar çmimin që sezonin e shkuar e rrëmbeu N'Golo Kante (Çelsi). Kevin De Brujne e ka lënë mënjanë rivaliteti­n dhe votën e tij ia dha pikërisht Salahut. Belgu ka bërë një sezon fantastik me kampionët e ardhshëm të Anglisë, duke shënuar 7 gola dhe asistuar 15 të tjerë në 33 ndeshje në kampionat. Ndërsa sulmuesi egjiptian është aktualisht bomberi më i mirë i Premier Ligës, në kuotën e 30 golave pas transferim­it këtë sezon nga Roma. TALENTI I VITIT - Ka surpriza në listën e finalistëv­e të Talentit të Vitit. Rajan Sesenjon, mbrojtësi i majtë i Fulhamit, është bërë i pari futbollist në histori, i cili nonimohet për këtë çmim pa qenë pjesë e Premier Ligës. Por 17-vjeçari, i cili luan në Championsh­ip për londinezët, mund të arrijë të ngjitet në elitë këtë sezon. Emri i mbrojtësit të talentuar renditet mes dyshes së Mançester Sitit, Sterling-Sane, kandidatët favoritë për çmimin e sivjetshëm. Edhe portieri i Sitit, Ederson, ndodhet në këtë listë, së bashku me Markus Rashfordin e Junajtid dhe Herri Kejnin e Totenhemit. Prezenca e të afirmuarit Kejn ka ngjallur jo pak habi. Por që të kandidosh për këtë çmim, futbollist­i duhet të jetë 23 vjeç apo më i ri më datën 1 korrik 2017. Kejn e plotësoi këtë kusht vetëm për 27 ditë, sepse ai mbushi 24 vjeç më 28 korrik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania