Panorama Sport (Albania)

Çelsi, përmbysje krenarie, shënon 3 gola për 8 minuta

Sauthempto­ni kryesonte 0-2 deri në 70'

-

Përmbysjet ishin specialite­ti i javës së fundit në futboll dhe pjesë e kësaj feste bëhet edhe Çelsi: skuadra e Antonio Kontes që e pa veten në disavantaz­h të dy golave në minutën e 60-të (në fushën e Sauthempto­nit), bën një përmbysje të çmendur dhe mes harkut të minutës 70-78' shënon tre gola, duke u rikthyer te një fitore shumë e rëndësishm­e. Blutë lëvizin në klasifikim dhe matin forcën me "shenjtorët", me të cilët të dielën e 22 prillit do të rindeshen në gjysmëfina­let e Kupës FA, në "Wembley". Protagonis­ti i madh i ndeshjes u bë francezi Olivie Zhiru. Ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili hyri në vend të Moratës pas një ore lojë, shënoi një dopietë.

TË TMERRSHËM - Skuadra e Mark Hjuxhsit dominon gjatë orës së parë të lojës. Vendësit gjejnë golin e avantazhit me Tadiç në minutën e 21-të falë asistit të Bertrandit, dominues në krahun e tij, atje ku Zapakosta kalon një

ditë të vështirë. Konte, që dënoi edhe Rydigerin, duke e lënë jashtë skuadre, pasi kritikoi taktikën e tij, provon që të shkundë skuadrën, por në minutën e 60-të, Sauthempto­ni kalon për herë të dytë në avantazh, me golin e parë në Premier Ligë të Bednarek-ut, i aftë të devijojë në rrjetë krosimin nga goditja e dënimit të Uard-Prouz. PËRMBYSJA - Konte reagon menjëherë me dy zëvendësim­e:

brenda Zhiru dhe Pedro, jashtë Morata dhe Zapakosta. Dhe ndërrimet janë pika e kthesës. Në minutën e 70-të, pas krosit të Markos Alonsos, goditje madhështor­e e Zhirusë me kokë. Pesë minuta më vonë vjen barazimi. Aksion i gjatë i bluve dhe në krosimin pas të Uillianit, Hazard dërgon topin në trekëndësh. Sauthempto­ni gjunjëzohe­t dhe në minutën e 78-të, Zhiru shënon edhe golin e tretë. Sims i afrohet barazimit në 91', por pas një shtese të gjatë, plot 5 minuta, Konte mund të festojë tri pikët. Goditje nokauti për "shenjtorët" që mbeten në vend të 18-të dhe me frikën e rënies gjithnjë e më të madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania