Panorama Sport (Albania)

Salah vazhdon spektaklin, Liverpuli tris Bornmëthit

-

Liverpuli në versionin e tij më të mirë. Pa kursyer asnjë lojtar për gjysmëfina­let e Championsi­t kundër Romës, trioja e mrekullive të Klopit, Salah-ManeFirmin­o, heq qafe Bornmëthin në "Anfield" dhe ngjitet në kuotën e 70 pikëve, duke marrë vendin e tretë dhe nderuar 96 viktimat e Hillsborou­t (tragjedisë së 15 prillit 1989). Shënojnë të tre sulmuesit e kuq: Mane, Salah dhe Firmino. Vendësit menjëherë në avantazh me Sanenë: në minutën e 7-të, senegalezi godet me kokë pas krosimit të Hendersoni­t, Begoviç ndal gjuajtjen e parë, por jo të dytën. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshon. Dominojnë vendësit dhe Bornmëthi vetëm shikon, ashtu siç do të bëjë në 69', kur Arnold kalibron një krosim të gjatë për Salahun nga e djathta dhe ai realizon kryeveprën e radhës me një parabolë me kokë. Në minutën e 91-të, Firmino firmos edhe trisin me një rrotullim dhe goditjen tokazi pas çmarkimit që i bëri Çembërlein­i në zonë.

SALAH - Për Salahun ishte goli i 30-të në Premier Ligë këtë sezon. Ai u bë afrikani që ka shënuar më shumë në historinë e Premier Ligës (theu rekordin e Drogbasë me 29 gola gjatë një sezoni). Egjiptiani u bë lojtari i 8-të që shënon 30 gola gjatë një sezoni në Premier Ligë. Për 25-

vjeçarin ishte goli i 40-të sezonal. Ai u bë lojtari i tretë në historinë e Liverpulit që shënon kaq shumë, pas Roxher Hant (1962) dhe Ian Rashit (1984 dhe 1987). "Djemtë ishin fantastikë, ndeshja ishte e shkëlqyer. Shënuam gola spektakola­rë", tha trajneri Klop.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania