Panorama Sport (Albania)

“Do e këmbeja fitoren në derbi për titullin”

-

Përmbysja e jashtëzako­nshme në "Etihad" të shtunën e shkuar, jo vetëm riktheu në akull shampanjën e Sitit, por praktikish­t siguroi edhe kualifikim­in e Junajtid në Champions. Nëse Murinjo do t'i shtojë këtij sezoni edhe Kupën FA, atëherë do të mund të konsideroh­ej një sezon i suksesshëm. Lufta për vendin e dytë me Liverpulin vazhdon dhe me "reds"-at që mundën Bornmëthin, "djajtë" duhet ta fitojnë ndaj Uest Bromuiçit sot për t'iu larguar sërish rivalëve. "Jam i surprizuar që Uest Bromuiç është në zonën e rënies. Cilësia, eksperienc­a e shumë lojtarëve, skuadra që kanë dhe stabilitet­i i viteve të fundit, është një befasi për mua që ndodhen në vend të fundit. Për ne mbetet një sfidë jo e lehtë, sepse në futboll gjithçka është e mundur për sa kohë matematika e lejon. Ata e dinë këtë", tha trajneri i Junajtid. Portugezi iu rikthye edhe njëherë përmbysjes dramatike në derbin e javës së shkuar. Speciali pranon se mposhtja e Sitit 2-3 në "Etihad", ishte një kënaqësi e veçantë, por ai do pranonte që ta këmbente atë me titullin kampion të Sitit. "A më dha ndeshja kundër Sitit një kënaqësi speciale, sepse ishte kundër rivalëve të qytetit kur ata ishin gati të festonin titullin? Po, nuk mund ta mohoj këtë. Por unë sinqerisht do të kisha preferuar që ta humbnim këtë ndeshje dhe të fitonim titullin. Ne po punojmë shumë fort që të renditemi të dytët. Djemtë e merituan atë fitore. Po humbnim 2-0 ndaj kampionëve të ardhshëm dhe ndaj skuadrës që nuk ishte mundur ende në shtëpi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania