Panorama Sport (Albania)

Tirana në Superiore, Halili: Mori fund makthi, Ze Maria më i paguari

itorja ndaj ogradecit siguroi matematiki­sht endin e parë

- ADELA MERKO

Ze Maria braktis i revoltuar stadiumin në ditën e festës. Presidenti: Muzaka do marrë përgjigjen

që i takon, ja plani im për të ardhmen!

\gjati vetëm ]2] ditë "agonia" e Tiranës në Kategorinë e Parë. Makthi mori zyrtarisht fund dje. Pas fitores me shifrat ]-2 ndaj Pogradecit, siguruan matematiki­sht edhe ngjitjen në elitë. Nuk pati festë dhe kjo ndoshta pritej, pasi klubi më i titulluar në vend nuk mund t'i gëzohet kurrsesi rikthimit në Kategorinë Superiore. E megjithatë, vend për të marrë frymë lirshëm sigurisht që kishte, kjo u pa qartë te presidenca, lojtarët, por edhe ata pak tifozë që ishin të pranishëm në "Selman Stërmasi". ^ vetmi që nuk shfaqi ndonjë kënaqësi ishte \e Maria. Këtë e demonstroi duke u larguar plot nerva nga stadiumi dhe refuzuar edhe daljen para mediave. Përtej gjithçkaje, kjo nuk mund ta zbehë faktin që kryeqyteta­sit bënë një supersezon. Dëshmi për këtë janë shifrat, ndërsa në 2] ndeshje kanë humbur vetëm 1 ndeshje dhe barazuar ]. Supermacin­ë e tregon edhe golavarazh­i, me _1 gola të shënuar dhe 10 të pësuar. ^ vetmi ekip që i ushtroi një lloj presioni ishte Bylisi, por edhe ata i likuidoi dhe kjo duket te diferenca prej 1] pikësh.

DES JA - Loja me Tiranën në sulm që në të ]-ën, por as Hoxhallari me Karabecin nuk gjejnë dot portën. Megjithatë, vrulli zbehet dhe për minuta me radhë nuk kishte rrezikshmë­ri. Duhet të vinte e 2`-ta që të kishte një episod për t'u shënuar. Pas një harkimi të Karabecit, Hysenllari në tentativë për të larguar topin e devijon atë, duke realizuar autogol. Bardheblut­ë gjejnë qetësinë, por jo lojën e bukur. Aq sa në të w0ën mund të ishin ndëshkuar. Shyti dhe Alillari me dy kombinime çajnë bukur mbrojtjen vendëse dhe afrohen në zonë, aty ku Alillari gjuan, por has në mrekullinë e Abibit, i cili ka mohuar golin e barazimit. Kjo pjesë mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me tjetër ritëm. Në të 51-ën Greca mund të shënonte, por has "bllokadën" e portierit mik. Megjithatë, për të sjellë rehatinë mendon Halili që shfrytëzon më së miri topin e marrë nga Daja dhe me të djathtën dyfishon rezultatin. Kur dukej gjithçka e mbyllur, miqtë ngushtojnë pas një goditjeje dënimi, që shfrytëzoh­et nga Pura me kokë. Edhe pse gjyqtari kryesor ia "faturon" Mavejes si autogol, duhet thënë që pamjet vërtetojnë se afrikani ishte shumë larg aksionit. Në të {]-ën Turtulli tenton me një gjuajtje me kokë, por kontrollon i pashqetësu­ar Mali, ndërsa në

të `0-ën Greca dhuron spektakël pas një gabimi të Mollës në mesfushë. Ai pasi merr krahun parakalon portierin dhe kur afrohet në vizën fatale, tund rrjetën. | duk sikur gjithçka do të mbyllej në rezultatin ]1, por jo. Në të `]-ën Shyti shërben për }ekiçin dhe sulmuesi

shfrytëzon daljen e gabuar të portierit, duke gjuajtur me të djathtën dhe shënuar. Edhe pse ~ake u mundua që të marrë "rolin" e Abibit, nuk mundi dot ta ndalte. E megjithatë, më shumë se kaq nuk mund të bënte më Pogradeci, ndaj për Tiranën gëzimi është legjitim.

 ??  ??
 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Bardheblut­ë duke festuar një nga golat
Foto: F. Hazizllari Bardheblut­ë duke festuar një nga golat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania