Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Lacio dhe Roma do të zbresin në fushë për të 148-ën herë, në Serinë A, me derbin e kryeqyteti­t që sheh në avantazh verdhekuqt­ë me 53 suksese, 57 takime kanë përfunduar në barazim, ndërsa të kaltrit kanë triumfuar 37 herë.

* Lacio numëron vetëm një fitore në 10 takimet e fundit në kampionat kundër Romës.

* Lacio ka humbur tre derbi radhazi si skuadër pritëse në Serinë A. Nuk ka humbur katër radhazi në "shtëpi", mes më të mirave të Italisë. * Nga sezoni 1994-1995 e në vazhdim, sfida mes Lacios dhe Romës është ajo që ka ofruar numrin më të madh të kartonëve të kuq, 32. * Lacio ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat. Gjatë kësaj, seria ka fituar katër herë, duke përfshirë edhe dy të fundit radhazi. Nga janari e në vazhdim, skuadrës së Inzagit i mungojnë 3 suksese radhazi.

* Roma nuk arriti që të gjejë golin në ndeshjen e fundit kundër Fiorentinë­s. Për të parë verdhekuqt­ë që nuk shënojnë në dy ndeshje radhazi në Serinë A, duhet të kthehemi në muajin mars të vitit 2015. * Derbi i sotëm do të vërë përballë sulmin më të mirë të Serisë A (Lacio numëron 75 gola) dhe skuadrën që ka tentuar më shpesh kuadratin e portës kundërshta­re (Roma, 557 goditje).

* Pasi festoi golat personal në dy derbit e parë kryeqyteta­s, Edin Xheko nuk ka mundur më që të jetë protagonis­t ndaj Lacios në pesë ndeshjet që pasuan (dy prej tyre në kupë), ndonëse ka qëndruar në fushë për të 450 minutat e mundshme.

* Janë vetëm 3 në mesfushë në pesë ligat kryesore të Europës, në këtë sezon që kanë qenë protagonis­të në të paktën 20 gola (duke përfshirë edhe asistet): Tauvin (Marsejë), De Brujne (Siti) dhe Luis Alberto i Lacios.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania