Panorama Sport (Albania)

Salah: I fal golat e mi për Champions-in

"Shokët do më ndihmojë deri në fund të fitoj 'Këpucën e Artë'"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Eka kaluar këtë sezon duke thyer rekorde të njëpasnjës­hme, por ka refuzuar gjithnjë të flasë për mediat. Zakonisht, numri 11 i Liverpulit rrëshqet nga zona miks e "Anfield Road" pa dhënë intervista. Atij nuk i pëlqen të flasë për mediat dhe sa herë është pyetur nga gazetarët pas ndeshjeve në shtëpi, i ka refuzuar deklaratat me fjalët: "Herën tjetër!". Por Mohamed Salah dha një premtim dhe ai i mban ato: nëse do të arrinte të shënonte 40 gola këtë sezon, atëherë do të ndalej të fliste më gjatë përpara mediave. Dhe pasi e gjeti rrugën e golit kundër Bornmëthit, ai u ndal përpara gazetarëve për të komentuar sezonin e tij fantastik me fanellën e "reds"-ave dhe rivaliteti­n e tij për "Këpucën e Artë", me sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn.

Champions-i - Sulmuesi i Liverpulit, thotë se një triumf të skuadrës së tij në Champions këtë sezon ai do ta këmbente me rekordet e tij personale. Egjiptiani është në krye të listës së golashënue­sve në Europë dhe kandidati favorit për të fituar çmimin e lojtarit të vitit në Angli. Por 25vjeçari deklaron se prioriteti i tij është suksesi në Champions, atje ku rivalja e radhës e anglezëve në gjysmëfina­le është ish-ekipi i tij i Romës: "Nëse do të më duhet të bëja një zgjedhje mes trofeve individual­ë dhe Champions- it, pa dyshim që do të zgjidhja këtë të dytën. Nuk ka asnjë dyshim. Të fitosh Ligën e Kampioneve është diçka e jashtëzako­nshme për të gjithë. Nuk më intereson asgjë tjetër".

"Këpuca e Artë" - Dueli për "Këpucën e Artë" me Herri Kejnin, mori një kthesë javën e shkuar kur sulmuesi i Totenhemit fitoi apelin për t'iu quajtur goli i dytë i Eriksenit kundër Stokut, pasi topi preku shpatullën e tij. Me atë gol, Kejn u ngjit në kuotën e 25 golave, 5 larg Salahut. Kur e pyesin për një vendim të tillë, pas së cilit Salah reagoi menjëherë me ironi në "Twitter", 25-vjeçari e

pret me buzëqeshje, por nuk zhbalancoh­et: "Nuk dua të them asgjë për atë. Në fund, ata thanë se është goli i tij, kështu që për mua është kapitull i mbyllur. Tani ne kemi ende 4 ndeshje dhe Totenhemi 5, kështu që të shohim. Nuk mund të gënjej. E dua 'Këpucën

e Artë'. Të gjithë shokët e skuadrës përpiqen të më ndihmojnë, duke më pasuar. Por e njëjta situatë ndodh edhe te Totenhemi me Kejnin. Edhe Mançester Siti përpiqet ta ndihmojë Agueron. Megjithatë, në fund ne përpiqemi të luajmë si skuadër".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania