Panorama Sport (Albania)

Durrësakët Teuta, 5 mijë euro premio për 4 pikë

-

Rezultatet e arritura në javët e fundit kanë entuziazmu­ar drejtuesit e Teutës, që kanë akorduar 5 mijë euro për barazimin me Luftëtarin dhe fitoren me Vllazninë. Mbijetesa duket edhe më afër, pasi u barazuan me pikë me Vllazninë dhe e shkurtuan në 1 pikë diferencën me Kamzën. Kundërshta­ri i radhës është Flamurtari dhe për më tepër luhet në Vlorë, por objektivi nuk ndryshon. "Djemtë e detit" po kalojnë një moment mjaft të mirë në Superiore dhe nuk i druhen asnjë kundërshta­ri, aq më shumë vlonjatëve. Në 5 ndeshjet e fundit, Teuta ka grumbullua­r 11 pikë, me 3 fitore dhe 2 barazime, ecuria më e mirë në këtë edicion. "Receta" e Begejas ka funksionua­r më së mirë dhe rezultatet duken në fushë, në dy fazat e para bregdetarë­t kishin shumë probleme dhe në asnjë moment nuk arritën të kishin vijimësi, siç po ndodh tani. Pasditen e së martës, durrsakët filluan me përgatitje­t në terren në kuadër të takimit me Flamurtari­n. Gjendja në skuadër është mjaft e mirë, teksa trajneri Gentian Begeja, si zakonisht përpara çdo stërvitje, mbledh futbollist­ët në formë rrethi dhe u flet për rëndësinë e ndeshjes së radhës. Fillimisht, ai i përgëzoi për paraqitjen e tyre kundër Vllaznisë dhe u kujtoi se më e vështira sapo ka filluar, pasi kalendari sa vjen edhe vështirëso­het. Lajmi i mirë për stafin teknik është rikthimi i mbrojtësit Silvestër Shkalla, i cili mungoi kundër Vllaznisë, pasi kishte plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, por për të njëjtën arsye do të mungojnë në Vlorë mbrojtësi i djathtë Bojan Gjeorgjiev­ski. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania