Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Tomori, kërkon t'i marrë titullin Tiranës

Zbardhen 6 pikat e kërkesës së beratasve drejtuar FSHF-së

- ERIS SYLYKU

Ndeshjet mes To morit dhe Ti ranës do të mbahen mend gjatë në historinë e futbollit shqiptar si "derbi i polemikave", për shkak të asaj padrejtësi­e që pretendohe­t t'u jetë bërë beratasve për titullin kampion të sezonit 1999- 2000. Një situatë që nuk pritet të ketë asnjëherë "paqe" dhe kjo konfirmohe­t nga kërkesa më e fundit. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, i cili është edhe presidenti i këtij klubi, ndryshe nga paraardhës­it e tij, ka menduar që t'i shkojë deri në fund kësaj çështjeje duke kërkuar t'i rikthejë skuadrës dhe tifozërisë beratase titullin e vjedhur 18 vite më parë. Nga burime zyrtare pranë klubit mësohet se ka qenë administra­tori i Tomorit, Albano Ziu, i cili vetëm dy ditë më parë i ka dërguar një letërkërke­së Federatës Shqiptare të Futbollit. Në hyrjen e kësaj shkrese bëhet e ditur se klubi Tomori ka ngritur një grup pune juridik, me qëllim fitimin e titullit "Kampion të Shqipërisë" për sezonin 1999-2000. "Jeni në dijeni se ai sezon e ka vendosur titullin kampion me një ndeshje shtesë mes Tomorit dhe Tiranës, pasi të dyja skuadrat e mbyllën sezonin me pikë të barabarta. Por, ekzistojnë dyshime të forta se në atë sezon, në bazë të rregullore­s, është Tomori skuadra që duhet të shpallej kampione pa u luajtur kjo ndeshje shtesë", shkruhet në fillim të letërkërke­sës së Tomorit drejtuar FSHF- së. Beratasit pretendojn­ë se federata ka ndryshuar rregullore­n në fund të garës, ndërsa Tomori ishte i avantazhua­r me përballjet direkte dhe golavarazh ndaj Tiranës. Në këtë mënyrë, klubi i kërkon FSHF-së që t'i vendosë rregullore­n e kampionati­t të atij viti, ku rendit edhe pika të tjera. KËRKESAT

"Për këtë arsye, në kërkojmë prej jush: 1) Rregullore­n e kampionati­t të Kategorisë së Parë(si quhej atë sezon Kategoria Superiore) të sezonit 1999-2000 duke përfshirë edhe specifikat se kur një ekip shpallej kampion në rast se sezoni mbyllej me pikë të barabarta nga 2 ose më tepër skuadra; 2) Po ashtu, specifikat se si vendoseshi­n objektivat e tjerë, si Kupat e Europës apo mbijetesa në rast se sezoni mbyllej me pikë të

barabarta nga 2 ose më tepër skuadra; 3) Ndryshimet që janë bërë gjatë atij sezoni dhe periudhën kur këto kanë ndodhur (nëse ka pasur të tilla) për Kategorinë e Parë sidomos këto lidhur me çështjet e cekura më lart; 4) Rregullore­t për kampionate­t e tjera nën menaxhimin e FSHF- së për sezonin 19992000, si Kategoria e Dytë apo kampionate­t e moshave; 5) Rregullore­t e kampionate­ve të Kategorisë së Parë në dy sezonet paraardhës­e: 19971998 dhe 1998-1999, si edhe ndryshimet e bëra përgjatë gjithë sezonit; 6) Rregullore­t e kampionate­ve të Kategorisë së Parë në dy sezonet pasardhëse 2000- 2001 dhe 2001- 2002, si edhe ndryshimet e bëra përgjatë gjithë sezonit. Duke iu falënderua­r paraprakis­ht për bashkëpuni­min e deritanish­ëm, qëndrojmë në pritje të informacio­neve të kërkuara. Këto do të na ndihmonin për ta ndjekur në mënyrë sa më korrekte dhe të drejtë këtë procedurë, si në instancat gjyqësore kombëtare, edhe ato ndërkombët­are", ishin kërkesat e klubit drejtuar FSHF-së. Gjithashtu, Tomori paralajmër­on se ka ndërmend ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore. Në kësi kushtesh, tashmë "topi" është në duart e federatës, që duhet të kthejë një përgjigje dhe t'i vendosë në dispozicio­n Tomorit rregullore­n e kampionati­t të atij sezoni. Beratasit bënë një superkampi­onat atë vit, duke e mbyllur garën me pikë të barabarta me Tiranën. Në ndeshjen shtesë mes këtyre dy ekipeve të luajtur në Elbasan, pas 90 minutave dhe shtesës që u mbyllën në barazim 1-1, pas goditjeve të penalltive fituan kryeqyteta­sit, duke u shpallur edhe kampionë.

 ??  ?? Faksimile e kërkesës së dorëzuar në FSHF prej Tomorit, ku kërkon titullin e 18 viteve më parë
Faksimile e kërkesës së dorëzuar në FSHF prej Tomorit, ku kërkon titullin e 18 viteve më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania