Panorama Sport (Albania)

Hames “tradhton”: Penalltia e Realit, fryt i këmbëngulj­es

-

Hames Rodrigez e di shumë mirë sesi transformo­het Reali i Madridit kur luan në Ligën e Kampionëve dhe u bën apel lojtarëve të tij që të bëjnë kujdes në këto 180 minuta, nëse duan të shkojnë në finale. Kolumbiani e konsideron Ronaldon si një "makineri golash" dhe tregon "recetën" sesi mund të ndalet ai. Në një intervistë për gazetën spanjolle "AS", Hames flet gjithashtu për përshtypje­t e shortit dhe mbi të gjitha për minutat që ka pasur në këtë sezon. Mesfushori foli gjithashtu edhe për penalltinë e Realit kundër Juventusit, duke dalë disi nga rryma e përgjithsh­me që mendon se ishte një "dhuratë" për madrilenët. Ai thotë se ajo erdhi si rrjedhojë e këmbëngulj­es që pati skuadra e Zidanit për të siguruar gjysmëfina­len. Çfarë ju shkoi në mendje kur mësuat rivalin tuaj në gjysmëfina­len e Ligës së Kampionëve?

Kur shkon kaq larg në këtë kompeticio­n, sigurisht që nuk të intereson rivali që ke përballë. Reali, ashtu si Liverpuli dhe Roma janë shumë të forta dhe kërkojnë të njëjtin impenjim nëse dëshiron t'i kalosh. Realisht, ajo që më intereson, është që të jemi të qetë dhe të besojmë në mundësitë tona. Duhet të luajmë dy ndeshje të mira. Kjo është ajo që dua.

Si janë përshtypje­t përpara kësaj "klasikeje" të futbollit europian?

Të mira. Mendoj se nuk duhet ta marrim si një hakmarrje, por si dy ndeshje të radhës, të cilat do të shërbejnë për të siguruar finalen e këtij kompeticio­ni. Janë gjithmonë ndeshje unike dhe të luftuara, duke parë emrin e skuadrave. Por ne duhet të fokusohemi te pikat tona të forta për të shkuar sa më mirë në këto ndeshje, të jemi fizikisht mirë dhe të luajmë mirë kundër një Reali të fortë.

Ka një "recetë" konkrete për të thyer dominimin e Realit në Champions?

Është e vërtetë që ata ndryshojnë marshin kur luajnë në Ligën e Kampionëve. Arrijnë të nxjerrin më shumë se sa maksimumi i tyre. Ata e dinë sa e vështirë është të luftosh vit pas viti për këtë kupë. Reali është një klub historik i këtij kompeticio­ni, por edhe Bajerni nuk duhet të qëndrojë pas perdes. Historia jonë është aty dhe duhet ta tregojmë. Kemi një rast unik për të sfiduar Realin.

Keni një koment për polemikat në fundin e ndeshjes Real-Juventusit për penalltinë?

Unë pashë vetëm golat e kësaj ndeshjeje, sepse luanim në të njëjtën ditë kundër Sevijës. Reali është gjithmonë aty gjatë një ndeshjeje dhe kërkon ta fitojë. Nuk dorëzohet deri në sekondat e fundit. Askush nuk e priste që ata ta humbnin ndeshjen 0-3, por në fund kërkuan triumfin dhe penalltia në shtesë ishte fryt i asaj që ata bënë për të tentuar kalimin në gjysmëfina­le. Këmbëngulë­n deri në fund.

Jeni i emocionuar që do të ktheheni në skuadrën që ishte shtëpia juaj?

Sigurisht. Kjo ndeshje është speciale për mua. Kam luajtur 3 vite në Madrid, isha i lumtur dhe kam gjithçka aty. Kam lënë shokët dhe kujtime të bukura. Është diçka shumë e bukur, por për momentin mendoj vetëm për skuadrën time dhe për ta përgatitur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të keni shansin të tregoni në "Bernabeu" se jeni një lojtar i rëndësishë­m për Bajernin...

Nuk mendoj për këtë. Unë mendoj vetëm të ndihmoj shokët e skuadrës me vlerat e mia që kam si lojtar dhe për të bërë gjithçka që të shkojmë në Kiev. Duam të arrijmë finalen dhe kjo është mendësia, me të cilën duhet të zbresim në fushën e lojës. Pjesa tjetër nuk më intereson shumë.

Keni shkëmbyer ndonjë mesazh me ish- shokët e skuadrës gjatë kësaj kohe?

Jo. Nuk kam folur. Do të vijë mundësia për të folur me ta, por për momentin jo.

Si mund të ndalet Kristiano Ronaldo?

Ai është një makineri golash dhe e ka treguar jo vetëm në një rast këtë gjë. Është gjithmonë aty dhe shifrat flasin për të. Shpresoj që të jemi në një ditë të mirë dhe ta bllokojmë që të mos jetë kaq i qartë në ndeshjet kundër nesh. Duhet ta kemi kujdes atë, por edhe lojtarët e tjerë. Reali nuk është Kristiano. Ka shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj në të gjithë pozicionet. Nuk do të jetë e lehtë.

Hejnkes po ju jep vazhdimësi. Si ndiheni në këtë fund të sezonit?

Ndihem perfekt. Kur luaj më shumë, jam më mirë dhe trajneri e di. Dua thjesht të luaj dhe të jem i lumtur. Deri tani jam i kënaqur për ecurinë në këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania