Panorama Sport (Albania)

Higuain rrezikon Napolin, Alegri: Do luajë me çdo kusht

Trajneri i Juves, tjetër ultimatum krerëve të klubit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

es Krotones dhe Napolit, sfida më e rëndësishm­e është pikërisht ajo e nesërmja (sot), kundër Krotones, sepse janë këto ndeshje që të dhurojnë titullin". Nuk është një batutë, madje ishte më serioz se kurrë, kur e nënvizoi këtë. Masimilian­o Alegri nuk pranon shpërqendr­ime në këtë moment, edhe pse pavarësish­t eliminimit, ndeshje e Madridit vazhdon të jetë tema e ditës në shtëpinë bardhezi. Por për trajnerin e Juventusit, ai tashmë është vetëm një kujtim dhe livornezi 50-vjeçar bën thirrje për të qëndruar të kthjellët, ndryshe rrezikohet një katrahurë: "Të shkosh në duelin direkt me Napolin, me 6 pikë diferencë do të ishte një avantazh i rëndësishë­m. Pasi këtë fundjave e zgjeruam diferencën në 6 pikë, dëgjova për titull të hipotekuar dhe përgatitje festive, por unë pres matematikë­n për të bërë të tilla gjëra. Pas ndeshjes në Madrid dhamë një përgjigje të fortë, por ne duhet të vazhdojmë të fitojmë, sepse tashmë presioni është i gjithi te Napoli, të cilit nuk i lejohen gabime. Ne si Juventus, nuk na lejohet që të humbim sfida si me Krotonen. Na duhen 4 fitore dhe mund të festojmë të gjithë".

HIGUAIN RREZIKON - Për sa i përket sfidës me Krotonen, është Gonzalo Higuain që mund të humbë duelin e titullit me Napolin në rast kartoni të verdhë (aktualisht në kuotën 4, me 5 kartonë hyn automatiki­sht skualifiki­mi), por "Konti Maks" as që ka ndërmend të bëjë llogari. "Higuain luan nga minuta e parë dhe madje pres ndeshjen e tij më të mirë. Nuk më intereson fare

për rrezikun e tij të skualifiki­mit. Kemi një ndeshje për të fituar dhe do të jetë në fushë. Nëse të gjitha gjërat do të ishin të drejta si pjatë, do të na zinte gjumi të gjithëve. Madje, ajo që kemi nevojë është të shkarkojmë adrenalinë­n. Bufon e bëri atë në Madrid dhe bëri mjaft mirë madje. Prandaj, edhe nga Higuain pres një ndeshje pa frikë. Formacioni? Në portë luan Shezni, Pjaniç mungon dhe ndoshta do të luajë Markizio. Edhe Kielini mund të pushojë".

ROMA DHE E ARDHMJA - Për sa i përket ndeshjes së Romës me Barcelonën, trajneri i Juves duartroket: "Kompliment­e pa fund dhe u uroj atyre fitoren finale, edhe pse Bajerni dhe Reali janë favorite, në Kiev do të shkoj vetëm njëra- prej tyre dhe si italian do të bëjë tifozllëk për Romën. A do të qëndroj në Torino? Për të programuar të ardhmen duhet të takohemi të gjithë. Për të vazhduar dhe synuar fitoret e mëdha, duhet planifikim dhe nevojë për të forcuar skuadrën e së ardhmes. Për të ecur përpara, duhen plotësuar nevojat e të dyja palëve, ndryshe nuk ka përmirësim".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania