Panorama Sport (Albania)

Tek Apolonia kanë një sfidë, fitoren përballë Tiranës

-

Apolonia ka gjetur sigurinë në portë me Endrit Çakon, portieri që ka blinduar vendin e titullarit përgjatë këtij sezoni dhe trajneri Kashami nuk e lëvizi, e po ashtu as Mariglen Kulen. Në këtë kontekst, "garda" e vjetër ku bën pjesë edhe Çako mbetet e pacenuar dhe vendimtare për Apoloninë, ndaj dhe i komanduari Kule nuk kishte si ta bënte "premierën" pa ta, pasi i duhej një rezultat pozitiv. Mbrojtësi ekstrem i skuadrës fierake nuk e ka zakon të flasë shumë, por i lumtur për fitoren ndaj Bylisit, Çako shprehet se pika kulmore e këtij sezoni për Apoloninë do të ishte nëse mposhtnin Tiranën. "Me Bylisin është një ndeshje e lënë pas, bashkë me lojën dhe rezultatin që arritëm. Asgjë nuk ka qenë e rastësishm­e mendoj unë, por produkt i vijueshmër­isë së formës sonë gjatë gjithë sezonit. Apolonia ka qenë ekip i fortë dhe i vështirë me skuadra të forta dhe statistika­t e sezonit na japin të drejtë. Gjithsesi, këtë fitore e kemi arkivuar dhe tanimë po mendojmë që të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë ndaj Tiranës, ekipit të padiskutue­shëm që ka bërë diferencën në gjithë kampionati­n e Kategorisë së Parë. Janë skuadra ku kanë vlerë për t'u dëshmuar aftësitë tona reale, ku më shumë se kudo duhet të kemi ambicie, pasi kemi dhënë një provë mjaft pozitive fazën e dytë në barazimin 0-0 në fushën tonë me ta. Lufta jonë sportive do vazhdojë të ketë të njëjtën grintë dhe dëshirë, duke luftuar ndershmëri­sht dhe për të treguar vlerat tona më të mira, ndaj kemi sfidë dhe ndaj vetes që të fitojmë me Tiranën, jo pse mund të vijë e pamotivuar, por sepse Apolonia ka mundësi të plota", thotë portieri fierak, "heroi" i barazimit 0-0 ndaj Tiranës në fazën e dytë në Fier. Apolonia ka në dispozicio­n një javë pushim përpara përballjes me bardheblut­ë, çka pritet si faktor pozitiv sidomos për trajnerin e ri M. Kule në vetëm javën e dytë të përvojës së tij si kryetrajne­r i Apolonisë. Bujar Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania