Panorama Sport (Albania)

Ringjallen “djajtë”, Mou blindon vendin e dytë

Rrotacioni i portugezit funksionon, Junajtid +4 nga Liverpuli

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ançester Junajtid i rikthehet fitores ndaj Bornmëthit falë golave të Kris Smolling dhe Romelu Lukakut, duke blinduar vendin e dytë. Një gol i mbrojtësit nga pak metra, pas pasimit gjenial të Herrerës, ndau mbrojtjen e vendësve dhe i lejoi Xhesi Lingardit të dhurojë asistin për mbrojtësin në minutën e 28- të. Kallum Uillson duhet të kishte barazuar, përpara se zëvendësue­si Lukaku ( i kursyer për gjysmëfina­len e Kupës FA kundër Totenhemit) vulosi gjithçka në minutën e 70- të, pas një shpërthimi të Pol Pogbasë. Junajtid tani është 4 pikë përpara Liverpulit të vendit të tretë, me katër ndeshje të mbetura. Ky ishte reagimi që trajneri Zhoze Murinjo kërkonte pas humbjes surprizues­e me vendin e fundit, Uest Bromuiçin në shtëpi të dielën, rezultat i cili konfirmoi rivalët e Mançester Sitit kampionë. Tekniku portugez iu përgjigj humbjes së fundit, duke bërë 7 ndryshime në formacioni­n titullar dhe kursyer shumë prej yjeve të tij për ndeshjen e së shtunës. Me garën për titull të mbyllur, Murinjo i kishte paralajmër­uar lojtarët e tij se sfida në "Vitality Stadium" do të ishte një test i fundit për ta, për të parë se kush do të kishte një shans ndaj Spërsave në "Wembley". Portieri David De Gea, i cili ishte edhe kapiteni i skuadrës, Smolling, Herrera dhe Pogba, ishin të mbijetuari­t e vetëm nga fundjava e shkuar, ndërsa Maruan Felaini dhe Mateo Darmian, regjistrua­n ndeshjen e parë si titullarë në kampionat, respektivi­sht prej 30 shtatorit dhe 14 tetorit. Ljuk Shou ishte gjithashtu prezent në fushë, ndërsa edhe Xhons dhe Marsial luajtën ndeshjen e parë nga minuta e parë në kampionat

pas dy muajsh. Sançez dhe Matiç janë dy yje të tjerë që u kursyen nga Mou. E pavarësish­t ndryshimev­e, u vu re një përmirësim i lojës së "djajve" nga ndeshja kundër Uest Bromuiçit, të cilën Murinjo e quajti të "ndërlikuar". Ndryshe nga e diela, Pogba këtë herë nuk zhgënjeu. Nëse nuk ishte spektakola­r, ishte solid. Lingard shkëlqeu gjithashtu dhe, duke parë rekordin e tij të golave në "Wembley",

Murinjo mund të jetë bindur për t'i dorëzuar një vend titullari kundër Totenhemit. Kjo ishte historia e ndeshjes së 49- të të Junajtid këtë sezon. Ndërsa, skuadra e Edi Haut ka fituar vetëm një nga 9 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, por për shkak të rezultatev­e fantastike që kanë marrë në ndeshjet e mëparshme, ata do të luajnë në Premier Ligë për të katërtin vit radhazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania