Panorama Sport (Albania)

Gjyrezi nuk do gabime: Luftëtari i fortë, por s’gabojmë në shtëpi

Vllaznia/ Administra­tori i klubit shkodran kërkon edhe fatin me vete

-

Administra­tori i Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, është optimist se ndeshjet e mbetura kuqeblutë do t'i kalojnë me sukses, duke realizuar kështu edhe objektivin për të siguruar mbijetesën në Superiore. "Pavarësish­t se kemi marrë një humbje në Durrës dhe kemi zbritur një vend më poshtë në tabelën e klasifikim­it, sërish kam besimin e plotë te skuadra se do të dijë që në takimin me Luftëtarin të kthehet te rezultatet pozitive. Në fushën tonë rezultat pozitiv konsideroj­më vetëm fitoren. Ajo që më ngroh, por jo vetëm mua, është atmosfera e mirë që ka ekipi. Ka frymë grupi dhe pozitivite­t. Skuadra ka harmoni dhe këtë e tregon në çdo moment. Për më tepër, përkushtim­i i të gjithëve është maksimal dhe po ashtu edhe mbështetja

është e madhe. Mendoj se një ekip me në atmosferë të tillë normalisht që do të arrijë që të dalë me sukses në këto javë të mbetura. Përveç besimit dhe mbështetje­s, që nuk po mungojnë, shpresojmë që në këto javë të mbetura të kemi edhe tifozërinë

në krah e pa dyshim dhe fatin me vete", është shprehur Gjyrezi për "Panorama Sport".

NDESHJA - Takimi ndaj Luftëtarit që do të luhet të shtunën vlerësohet si mjaft i vështirë nga Gjyrezi, megjithatë ai ka besim se

skuadra do të arrijë të sigurojë trepikëshi­n. "Mund të them se është një përballje e vështirë. Luftëtarin do ta vendosja mes skuadrave të mira të Kategorisë Superiore. Në Shkodër përherë na ka vënë në vështirësi. Por unë vazhdoj që të jem i mendimit se me pak fat dhe duke dhënë çdo lojtar maksimumin, do t'ia dalim me sukses në këtë përballje. Ne duhet të bëjmë mirë gjatë këtyre javëve të mbetura ' detyrat e shtëpisë', pra arritjen pikëve maksimale në fushën tonë. Në këtë takim, por jo vetëm, duhet që të kërkojmë maksimumin e pikëve nëse duam që të jemi në elitë në vitin tjetër. Unë besoj te skuadra, te puna që po bëhet", ka vijuar zyrtari i klubit.

MBËSHTETJA - Në fund të fjalës së tij, administra­tori i klubit shkodran ka folur edhe për mbështetje­n e gjithanshm­e që nuk po i mungon ekipit. "Të gjithë jemi bashku dhe afër ekipit në këto moment. Mund të them se po bëhet e mundur që skuadrës të mos i mungojë asgjë, në mënyrë që të realizojë ato objektiva që ne kemi. Sërish ekipi është grumbullua­r dy ditë para takimit. Edhe qëndrimi afër i faktorëve të tjerë është shumë pozitiv për ekipin", ka mbyllur administra­tori i kuqebluve. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania