Panorama Sport (Albania)

Dramë në Shkodër, Luftëtari trondit stolin e Gjokës

Trajneri kuqeblu mediton largimin, zbardhen prapaskena­t me klubin

- ADMIR URUÇI

Luftëtari trondit Vl lazninë në "Loro Boriçi", duke i dhënë një goditje të fortë në garën për mbijetesë. Gjirokastr­itët kanë arritur një fitore të madhe në Shkodër, teksa e shohin veten në vendin e tretë dhe më pranë se kurrë zonës europiane. Kur pritej që kuqeblutë të bënin kthesën pas asaj humbjeje ndaj rivalit direkt në Durrës, ndodhi e kundërta dje ndaj Luftëtarit. Bluzinjtë treguan se kanë një skuadër me kualitete, që di si të fitojë edhe kur bën një pjesë të parë zhgënjyese. Vllaznia "mallkoi" traversën e Gilman Likës në fillimin e ndeshjes, për t'iu dorëzuar më pas klasit të Kristal Abazajt dhe Dejvi Bregut. Skuadra e Hasan Likës meritoi plotësisht fitoren, madje mund të kishte shënuar edhe më shumë se dy gola në portën e Alen Sherrit. Tashmë gjithçka ndërlikohe­t për shkodranët, që u duhet të fitojnë patjetër javën e ardhshme, teksa luajnë sërish në shtëpi ndaj Laçit.

PJESA E PARË Skuadrat e nisën me formacione­t e tyre më të mira. Starti është i ekuilibrua­r, edhe pse shkodranët duken më kërkues. Forma e mirë e fantazisti­t Vucaj nuk mjafton, pasi bluzinjtë me Aleksin dhe Ramadanin bllokojnë mesfushën dhe kuqeblutë e kanë shumë të vështirë të shkojnë në zonën mike. Gjithsesi, Lika jep iluzionin e golit me një goditje nga distanca, ndërsa edhe Sukaj rrezikon me një goditje nga afër portës. Vllaznia kishte marrë masa për të mbuluar rreptë Abazajn, por as shkelmat nuk e ndalën talentin e Luftëtarit. Mersini ia arriti qëllimit që ta markonte mirë në pjesën e parë, por vetëm kaq. Ky fraksion u mbyll me një rast të pastër për gjirokastr­itët, ndërsa Lika u detyrua të bëj zëvendësim­in e parë, pasi Vasil Shkurtaj doli i dëmtuar dhe në fushë në minutën e 45-të u fut sulmuesi Eri Lamçja. PJESA E DYTË

Pas pushimit janë gjirokastr­itët më të freskët fizikisht dhe Lika orienton dyshen Abazaj-Bregu që të ndryshojnë krahët. Goli i parë i miqve nuk vonon, teksa është meritë personale e Abazajt, që pasi i lë "targën" Mersinit brenda zonës, kap në befasi edhe portierin Sherri, i cili i vendosur jo mirë, pëson një gol nga një kënd shumë i vështirë. Me 0-1 shkodranët thuajse shokohen dhe duhen shumë minuta për të marrë veten. Gjoka freskon skuadrën me Çinarin, ndërsa më pas fut edhe Kalanë e

Tafilin. Mirëpo, asgjë nuk ndryshon dhe rastet mungojnë për shkodranët. Nga ana tjetër, gjirokastr­itët i afrohen golit të dytë me Rrocën dhe Bregun. Minutat kalojnë shpejt, derisa miqtë "shpikin" një kundërsulm vrasës. Pas kombinimev­e të shpejta, është

Bregu që finalizon më së miri aksionin fantastik të bluzinjve. Ky gol duartrokit­et gjatë edhe nga tifozët shkodranë, që lënë stadiumin pesë minuta para përfundimi­t. Përpjekjet e Vllaznisë deri në fund janë të dëshpëruar­a, ndërsa festa është e gjitha e

Luftëtarit, që merr një fitore të pastër në momentin më kulminant të kampionati­t. Skuadra e Likës është e destinuar për Europën, ndërsa në Shkodër rikthehen makthet e mbijetesës. Vllaznia duket se do të vuajë deri në fund.

 ??  ??
 ?? FOTO: LSA ?? Lojtarët e Luftëtarit duke u përshëndet­ur me tifozët shkodranë pas ndeshjes së djeshme
FOTO: LSA Lojtarët e Luftëtarit duke u përshëndet­ur me tifozët shkodranë pas ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania