Panorama Sport (Albania)

Behari dhe Vasil Ruci për të shpëtuar Flamurtari­n

Administra­tori: /ë ofrojnë trajnerë, por s0kemi hapur tender...

- ERMAL SIKA

Ardi Behari është tra jneri i ri i Flamur tarit. Presidenti Sinan Idrizi i ka besuar drejtimin e ekipit Beharit që deri më tani mbante postin e drejtorit teknik në klub. Në pankinë, Behari do të jetë së bashku me Vasil Rucin dhe Petraq Bifshën që do të jenë bashkëpunë­torët e tij në pozicionin e zëvendëstr­ajnerit. Ruci do të jetë edhe drejtori teknik, pas kalimit të Beharit në krye të pankinës. Largimi i papritur i Shpëtim Duros, hapi shumë punë për Idrizin. Ky i fundit vendosi që pankinën t'ia besonte Jeton Beqirit deri në fund të sezonit, por ai dha dorëheqjen. Më tej, detyra e trajnerit iu caktua Petraq Bifshës, por brenda pak orësh, Idrizi vendosi që trajneri zyrtar të jetë Ardi Behari. Sinan Idrizi konfirmoi dje për "Panorama Sport" edhe stafin e ri teknik me në krye Beharin. "Bëhet fjalë për marrje përgjegjës­ie nga dy pjesëtarë të stafit tonë siç pata thënë që do të jenë vlonjatë ata që do të marrin përsipër drejtimin e Flamurtari­t. Ardi Behari do të jetë trajneri i Flamurtari­t, ndërsa Vasil Ruci dhe Petraq Bifsha do të jenë zëvendëstr­ajnerë. Të tre do të zbresin në pankinë për të drejtuar ekipin. Është një zgjedhje brenda shtëpisë. Është shpejt për të folur nëse trajnerët e rinj vlonjatë do të jenë pjesë edhe e pankinës edhe sezonin e ri. Do të shikojmë se si do të shkojnë zhvillimet. Ishte një situatë që na kapi të papërgatit­ur. Para një muaji nuk e mendonim që do të ishim në këtë gjendje si sot. Madje bënim planet për strukturat e ekipit në vazhdimësi. Ndodhi kjo që ndodhi dhe se ekipi u shpërfytyr­ua në mënyrë të drejtpërdr­ejtë dhe morëm përgjegjës­itë tona me stafin", tha fillimisht Idrizi. O8ERTAT PËR TRAJNERË Administra­tori i Flamurtari­t zbuloi se gjatë këtyre ditëve i kanë ofruar disa emra për trajner, por ai tha se nuk ka hapur asnjë tender për pankinën. "Mua më kanë ardhur disa oferta çuditërish­t për trajner nga disa miq të mi dhe të tjerë. Por e përsëris që nuk kërkojmë trajner në këtë moment, nuk kemi hapur tender për trajner", tha administra­tori. Por çfarë pret Idrizi nga stafi i ri teknik. "U kërkoj atë që u kërkoj gjithë të tjerëve respektimi­n e fanellës dhe asgjë më tjetër. Kusht kam respektin për fanellën", u shpreh administra­tori.

PRITSHMËRI­A Administra­tori Sinan Idrizi

deklaroi se ka besim se ky ekip do t'i kapë Kupat e Europës edhe nga kampionati. "Këta futbollist­ë i kanë të gjitha mundësitë për ta kapur Europën. Nuk është as për presion dhe për asnjë lloj diktati, por ky ekip me këta lojtarë, për mua Europën e kapin. Jam i

sigurt që me këto ndeshje që kanë mbetur do të na çojnë në Europë, ndaj e pres që nga ndeshja e radhës", tha Idrizi. OJTARËT DHE DURO Idrizi ka shfaqur pakënaqësi për lojtarët që sipas tij duhet të bënim më shumë, ndërsa ka vlerësuar maksimalis­ht ishtrajner­in

Shpëtim Duro. "Kam pakënaqësi për lojtarët. Ata duhet të bënin më shumë. Duro mori një përgjegjës­i qytetare. Unë e thashë që Duro do të largohej i fundit, por mori përgjegjës­inë përsipër dhe u largua. Nuk ishte nga ata trajnerët e tjera që kanë

ikur dhe e kanë lënë Flamurtari­n për arsye të ndryshme apo si zvarranik kanë shkuar në dyert e gjykatave apo FSHF që të kapin ça të kapin nga Flamurtari. Duro bëri një akt civil dhe qytetar. Ishte një trajner që kishte vlera të jashtëzako­nshme në Vlorë. Ndodhi ajo

që mund t'i ndodhë çdokujt me topin e rrumbullak­ët. Gjërat do të ishin ndryshe po ta kishim kaluar këtë moment, por Duron e falënderoj shumë. Ka qenë një nga njerëzit me personalit­et dhe integritet shumë të lartë", përfundoi Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania