Panorama Sport (Albania)

Barcelona ngre trofeun e parë, Iniesta fenomenal

Mesi rekordmen i golave në finale, Suarez bën dopietë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ai është "mbreti" i futbollit spanjoll, por për një natë mund të quhet "mbreti" i Spanjës. Politika i përçan njerëzit dhe kjo finale ishte e tillë për shkak të fërshëllim­ave që pati himni i Spanjës përpara ndeshjes. Por, Andres Iniesta i bashkon të gjithë. Shënon gol dhe udhëheq Barcelonën drejt fitores së "Kupës së Mbretit", të 30-tën në historinë e klubit katalanas. Ky trofe nuk është Champions-i, por sigurisht që shërben për të harruar disi "plagët" e Romës për skuadrën e Valverdes që mposhti 5-0 Sevijën duke i dhënë leksion Montelës.

DOPIO SUAREZ- Në "Vanda Metropolit­ano", Montela kishte hedhur bazat për një rrugë pozitive në Kupë, por këtë herë stadiumi i Atletikos nuk i sjell fat. Pjesa e parë në Madrid është e mjaftueshm­e për të kuptuar se kush do ta ngrinte Kupën: jo për faktin se Sevija nuk provon (shanse të mira për Korrean, Navasin dhe Vaskezin), por sepse është e brishtë në mbrojtje. Goli i parë i Barcelonës duhet vendosur në muzeun e gabimeve. Një top i gjatë i Silesenit "djeg" Merkadon dhe Lenglet, të cilët humbasin Kutinjon në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Braziliani pason për Suarezin dhe uruguaiani nuk gabon. Goli i dytë nuk ka kaq shumë gabime, sepse meritat i takojnë Albës, i cili merr nga Iniesta një top të bukur dhe e lë me finte për Mesin. Argjentina­si nuk gabon dhe shënon golin e dytë (shënon në 5 finale të ndryshme, barazon Telmo Zarrën). Montela nuk arrin ta çojë skuadrën në dhomat e zhveshjes për të rregulluar diçka sepse Suarez shënon golin e tretë dhe mbyll llogaritë.

"MBRETI" INIESTA- E njëjta muzikë edhe në pjesën e dytë. Sevija hidhet në sulm dhe ka dëshirë, por në fakt ajo që "kërcen" është Barcelona. Sa herë gjejnë rrugën për të sulmuar ia dalin të bëjnë keq. Aksioni i golit 4-0 të Iniestës është një mrekulli. Umtiti dhe Buskets i afrohen golit, por "manita" vonon disa minuta. Dhe për ta shënuar është Kutinjo, i cili transformo­n në gol një penallti. Festivali i golave përfundon dhe katalanasi­t festojnë trofeun e parë sezonal. Andres Iniesta del nga fusha mes duartrokit­jeve dhe me sytë e përlotur. Në Spanjë i bëjnë thirrje: Iniesta mos u largo! Nëse do të ikë, do t'u mungojë të gjithëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania