Panorama Sport (Albania)

Daja, pa llogari: Partizanin e mundim edhe me mungesa

"Çelësi i suksesit është bashkëpuni­mi i shkëlqyer dhe mbështetja e tifozëve"

- LLAZI SARO

Trajneri Ilir Daja ka besim tek ekipi i tij në përballjen ndaj Partizanit, ndonëse ka mungesa të theksuara. Ai pohoi dje se korçarët do ia dalin edhe këtë radhë dhe sipas tij mungesat kanë qenë të pritshme, duke ditur ngarkesën që kanë pasur. Beson që Skënderbeu do të shkruajë historinë këtë sezon, duke fituar titullin dhe Kupën, por gjithçka kërkon ta realizojë në kohën e duhur, duke vlerësuar rivalët.

Daja, sa i rëndësishë­m është për Skënderbeu­n takimi me Partizanin?

Si çdo 90-minutësh tjetër, por në këto vitet e fundit përballjet ndaj Partizanit kanë qenë sfida të luftuara. Këto përballje kanë qenë konkurrues­e, përpos momentit që kemi luajtur, qoftë pikavarazh­it apo edhe kontigjent­it që kanë pasur në dispozicio­n.

Mungon Soue, Xhejms, Shehi, pa thënë e ndonjë tjetër. Si do ta zgjidhni formacioni­n me kaq shumë mungesa?

Janë vërtet mungesa të rëndësishm­e, pasi këta janë lojtarët kryesorë të skuadrës. Gjithsesi kemi edhe një seancë të fundit të dielën për të vendosur për modulin e lojës apo edhe për lojtarët që do të startojnë nga fillimi këtë takim. Mendoj ta bëjmë këtë zgjedhje për të shkuar tek objektivi që kemi për këtë takim, fitoren.

Me kaq shumë mungesa të "rënda" keni qenë edhe në javët e kaluara, por ia keni dalë. Mendoni se do ia dilni edhe të hënën?

Ky grup lojtarësh që do të zbresë në fushën e lojës, pavarësish­t se disa kanë tagrin e titullarëv­e, nuk e di sa e kanë minutazhin e lojës. Ajo që më shqetëson mua si trajner është se kam një grup të vogël futbollist­ësh në stërvitje. Sigurisht, me këto nuk dua të nxjerr justifikim­e, pasi nuk është hera e parë që ne do të luajmë me kaq shumë mungesa. Por, gjithmonë kemi dhënë më të mirën.

Pse kanë ardhur kaq shumë mungesa në këtë gjysmë të dytë të sezonit?

Është krejt normale të kesh mungesa dëmtimesh në këtë periudhë. Kemi bërë aq ndeshje, sa kanë bërë edhe ekipet më të mëdha në Europë. Janë thuajse 50 takime deri tani, për të mos thënë edhe më shumë, këto duke filluar nga "Europa League" deri te kampionati dhe Kupa. Pra, mungesat i dinim që do të ishin prezente në fundin e sezonit. Po e përsëris sërish, mungesa e rikuperimi­t në Shqipëri, ku në çdo ekip është në nivele të ulëta, përbën

një element që të çon te mungesat e dëmtimeve.

Skënderbeu thonë që e ka potenciali­n e duhur edhe në stol dhe ky është një plus i madh për këtë ekip. E vërtetë një gjë e tillë?

Atëherë, për të qenë i sinqertë, ka dy grupime lojtarësh dhe kjo është edhe filozofia e klubit. Ka lojtarë cilësorë dhe me eksperienc­ë dhe grupi i dytë është grupi i të rinjve me perspektiv­ë, të cilët duan kohën e duhur për t'u përshtatur me kërkesat e klubit, qoftë për të qenë pjesë e formacioni­t, qoftë për vlerat për të parë perspektiv­ën,

sepse ne në fund të fundit nuk punojmë sot për sot.

Të hënën Nimagën mund ta shohim në sulm, gjë që e keni bërë edhe më parë apo pse jo edhe Muzakën?

Do t'i përdorim të gjitha alternativ­at dhe jo vetëm këta që të dy emra që ju përmendët. Por, sigurisht pa prishur mënyrën e lojës dhe mbetet koha vetë deri të hënën për të vendosur.

Tani që jeni edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, mendoni se do të jetë Skënderbeu i Dajës ai që do të futet në histori me dy trofe të fituara, gjë që bardhekuqt­ë s'e kanë bërë asnjëherë?

Në fakt çdo trajner ka objektiv trofetë dhe fitimin e tyre. Kjo është një sfidë personale. Skënderbeu dhe Daja kanë bërë deri tani atë që duhet të bëjë një ekip. Ka ruajtur një skuadër cilësore dhe që është ekipi më i mirë në Shqipëri. Kështu që na mbetet të bëjmë një finish të mirë, siç e kemi bërë, të fitojmë titullin së pari dhe pastaj të sjellim në Korçë trofeun e munguar. Me pak fjalë nuk është sfidë personale e Dajës, por objektiv i përbashkët.

Në 8 vitet e fundit kjo skuadër ka shkuar deri në finale. Është thënë se do të fitojë dy trofetë, por fakt interesant është se nuk e kanë fituar asnjëherë. Çfarë ka ndryshe këtë sezon që edhe mund t'i fitojë?

Edhe vjet bëmë një ecuri pozitive, por nuk mundëm të merrnim trofe. Këtë vit është viti i duhur për të bërë realitet këto dy objektiva që kemi. Sigurisht që të mbyllim titullin së pari dhe pastaj mbetet finalja për t'u parë, pasi edhe Laçi nuk duhet harruar që ka objektivat e veta. Duhet ta vlerësojmë në maksimum, të jemi me "këmbë në tokë" sepse ç'do trofe do përkushtim maksimal.

Skënderbeu i Dajës këtë sezon e ka mundur dy herë Partizanin në Korçë dhe një barazim në kryeqytet. Të kuqtë nuk kanë shënuar asnjë gol ndaj jush. Kaq i fortë është ky Skënderbe?

Nuk e kemi këtë statistikë vetëm ndaj Partizanit, por e kemi bërë me të gjithë ndjekësit tanë më të afërt. Kemi të njëjtat rezultate me shumicën e ekipeve të Superiores, prandaj jemi këtu ku jemi.

Po ndeshja e Kukësit në Laç, ju intereson, sepse në rast se Kukësi ndalet, atëherë jeni edhe më pranë titullit kampion?

Ne na intereson çdo kundërshta­r, që nga Kukësi deri te Lushnja që matematiki­sht ka rënë nga Superiorja. Do të rishoh pas së hënës edhe ndeshjen mes Laçit dhe Kukësit që do të luhet të dielën, pasi janë dy kundërshta­rët tanë të radhës dhe më intereson shumë ky takim, por pasi të mbyllim Partizanin.

Së fundi, Skënderbeu i këtij sezoni ka qenë më shumë se i fortë në përballjet me të mëdhatë, ku nuk është mundur asnjëherë. Ky ndoshta është sekreti i Skënderbeu­t të Dajës?

Natyrshëm që të flasësh për ekipin që drejton dhe për sukseset që kemi arritur, janë rezultatet ato që na japin të drejtë ta bëjmë një gjë të tillë. As në Europë nuk jemi mundur të shtëpinë tonë, në kampionat jemi 12 pikë përpara me ndjekësin më të afërt, shto çdo rival që nuk na ka mundur dot. Këto janë fryt i punës që kanë bërë futbollist­ët e Skënderbeu­t, kontingjen­ti i lojtarëve dhe pa dyshim edhe një pjesë për meritë të stafit. Çelësi i suksesit të këtij Skënderbeu është bashkëpuni­mi i shkëlqyer dhe mbështetja e tifozëve, të cilët janë simbol i një qyteti me kaq emër në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania