Panorama Sport (Albania)

Murinjo siguron finalen, sot luhet Çelsi-Sauthempto­n

Totenhemi i mallkuar, humbet gjysmëfina­len e 8-të radhazi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Është Mançester Junajtid skuadra që rikthehet në "Wembley" më 19 maj. Skuadra e Zhoze Murinjos thyen 2-1 Totenhemin dhe kualifikoh­et në finalen e Kupës FA, atje ku sot do të mësojë emrin e kundërshta­res, një mes Çelsit dhe Sauthempto­nit. Vendimtarë golat e Aleksis Sançezit, më të mirit në fushë dhe Herrerës, të cilët përmbysën golin e Dele Alit. Trofeu më i vjetër në historinë e futbollit duket i mallkuar për skuadrën londineze, që eliminohet në këtë fazë për herë të tetë radhazi. Ndërsa Mou rikthehet në finale pas 11 vitesh, kur triumfoi me Çelsin e tij pikërisht ndaj "djajve".

NDESHJA - Starti i Totenhemit, që luan në shtëpinë e tij të këtij sezoni, është fantastik. Son dhe mbi të gjitha Eriksen, janë frymëzuesi­t e skuadrës së Poçetinos, duke vënë në vështirësi mbrojtjen e Junajtid, që vuan të dalë nga gjysmëfush­a e saj. Në minutën e 11-të, Pogbanë e zë gjumi dhe i lejon danezit të arratiset. Eriksen ka kohën për të ngritur kokën dhe krosuar një top fantastik. Në shtyllën e dytë mbërrin Dele Ali, i cili në sparkatë kalon në avantazh skuadrën e tij. Spërsat këmbënguli­n, ndërsa Mancesteri duket i mpirë. Por, papritur vjen goditja e tyre. Pogba, i pashikuesh­ëm deri në ato momente, vjedh topin dhe shikon Sançezin në zonë: krosim fantastik për kilianin, i cili shkëputet dhe shënon me kokë golin e 11- të sezonal. Ndeshja ekuilibroh­et dhe 85 mijë tifozët e "Wembley"-t shijojnë spektaklin, i cili gjatë pjesës së parë rezervon edhe një të djathtë të bukur të Pogbasë dhe shtyllën e Daierit (la të palëvizur edhe një si David De Gea). Në pjesën e dytë ritmi bie, por ata që përfitojnë janë "djajtë e kuq". Sançez është i pakapshëm në të majtë dhe shërben në qendër për Lukakun: belgu gabon në kontroll, por shërben Herrerën, i cili me të majtën, nuk i lë asnjë shans Vormit. Ndeshja fiton emocione të tjera. Spërsat provojnë sforcon e fundit, por Junajtid reziston. Murinjo i provon të gjitha zëvendësim­et e mundshme në 10 minutat e fundit dhe ngre një mur që Totenhemi nuk e thyen dot më. Mançester Junajtid shkon në finale dhe në më pak se një muaj do të kërkojë trofeun e 13-të të historisë së tij në të njëjtin stadium.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania