Panorama Sport (Albania)

Tomori-Tirana, Alimehmeti: Nuk e vodhëm titullin

Alimehmeti: Triumfi ndaj Tomorit s'ka vend për diskutime

- OLSI TUJANI

Kanë kaluar thuajse dy dekada, por To mori ka rikthyer në vëmendje titullin e fituar nga Tirana në finale me beratasit në vitin 2000. Mirëpo, një prej tyre që ka qenë në fushë dhe me shiritin e kapitenit në krah, Krenar Alimehmeti, ka një tjetër këndvështr­im. Në një intervistë për "Panorama Sport", ishkapiten­i i bardhebluv­e shprehet jo vetëm se ai ka qenë një titull mëse i merituar, por se Tiranës i mungojnë disa trofe në historinë e vet.

Si e keni parë Tiranën në Kategorinë e Parë?

Është diçka që për fat të mirë, mori fund shpejt, pra u sigurua rikthimi menjëherë në sezonin pasardhës. Tanimë, duhet lënë pas krahëve dhe unë uroj që Tirana të rikthehet sa më shpejt aty ku i takon dhe për këtë të ndërtojë një ekip sa më të denjë për Superioren.

Si ndahen meritat e rikthimit në elitë sipas jush?

Të gjithë kanë meritën e vet. Duke filluar nga klubi, presidenti, trajneri, lojtarët dhe kushdo që ka kontribuar. Ka qenë një kampionat në të cilin nuk e vunë asnjëherë në diskutim ngjitjen.

Së fundmi është krijuar një diskutim me Ze Marian, i cili në ndeshjen e fundit u largua nga stadiumi…

Me sa di unë, Ze Maria ka bërë një punë jashtëzako­nisht të mirë. Për sa i përket të tjera gjërave, si edhe largimit, nuk e di se çfarë ka ndodhur, cilat kanë qenë arsyet. Është diçka

mes presidenti­t dhe trajnerit.

A i duhet dhënë besim edhe për elitën, duhet të rinovojë?

E përsëris, që ka bërë një punë shumë të mirë, pasi iu ka dhënë shumë hapësira dhe mundësi lojtarëve të akademisë. Për mendimin tim,

me sa kam parë, ka bërë gjëra pozitive. Pjesa tjetër është çështje për të cilën nuk mund të ndërhyj dot. Unë shpresoj që vazhdimësi­a të jetë sa më e gjatë me të.

Cili duhet të jetë plani që Tirana të rikthehet shpejt për titull?

Nuk e di se çfarë projekti ka presidenti Halili për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, në kuadrin e dëshirave uroj që Tirana të rikthehet sa më shpejt aty ku ka emrin. Të jetë në majën e Superiores, siç i takon. Dëshira ime është që të shohin sa më shumë nga

Akademia, pasi ka shumë lojtarë që vlejnë.

Në vitin 2000 keni qenë kapiteni i Tiranës në titullin e fituar ndaj Tomorit. Por, beratasit kanë bërë ankesë dhe kërkesë në FSHF se ai titull iu është vjedhur. Komenti juaj?

Asnjë lloj komenti apo përgjigjej­e nuk mund të jap. Tirana e ka marrë gjithçka sipas meritës së vet. Të gjitha, madje për të bërë me dije për ndonjë që nuk e ka të qartë, Tiranës i janë mohuar tituj të tjerë. Ka ende për të marrë tituj të fituar.

Si e kujtoni atë vit dhe garën me Tomorin?

Ka qenë një vit, në të cilin duhet ta kishim mbyllur më përpara kampionati­n, që në Gjirokastë­r. Në ndeshjen e fundit në kryeqytet fituam 4-0 kundër Dinamos. E përsëris që duhet ta kishim mbyllur më shpejt, por futbolli ka edhe ato 'tekat' e veta apo kënaqësitë e veta. Ishte fitore e padiskutue­shme edhe në finale dhe nuk e vumë për asnjë moment në diskutim fitoren, pavarësish­t golit që pësuam në minutat e fundit. Ishte absolutish­t e merituar. Po e theksoj, që Tirana ka të tjerë tituj për të marrë, jo më që t'i vihen në diskutim ato që ka fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania