Panorama Sport (Albania)

Hafizi: Superiores me 10 ekipe i erdhi fundi

"Nëse kanë frikë nga aleancat, Tirana dhe ukësi e bënë vjet"

- BESAR BOZGO

Sondazhi i bërë nga gazeta "Panorama Sport" dy ditë më parë, ku klubet votuan në shumicë për një Superiore me 14 skuadra, ka hapur një debat publik. Ish-shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj, ishte i pari që reagoi në lidhje me këtë çështje duke deklaruar se një Superiore me 10 ekipe është zgjedhja më e mirë. Sot...

Sondazhi i bërë nga gazeta "Panorama Sport" dy ditë më parë, ku klubet votuan në shumicë për një Superiore me 14 skuadra, ka hapur një debat publik. Ish-shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj, ishte i pari që reagoi në lidhje me këtë çështje duke deklaruar se një Superiore me 10 ekipe është zgjedhja më e mirë. Sot është ish-trajneri me eksperienc­ë dhe një ndjekës e njohës shumë i mirë i kampionati­t shqiptar, Astrit Hafizi, i cili kundërshto­n Hitajn. Në një intervistë për gazetën, ai shprehet për një kampionat me 16 skuadra dhe me dy faza. Hafizi thotë se Superiores me 10 ekipe i ka ardhur fundi, ndërsa cilësia po bie vit pas viti.

Dy ditë më parë, gazeta "Panorama Sport" bëri një sondazh në lidhje me ndryshimin e formulës së Superiores në të ardhmen, ku & ' klube nga () votuan për një kampionat me &+ skuadra, Si një ish-trajner dhe specialist futbolli, si e komentoni këtë sondazh?

Sondazhi n@irrte në pah në mënyrë shumë të qartë faktin që edhe vetë klubet e kanë kuptuar tashmë se duhet që të shtohet numri i skuadrave pjesëmarrë­se në Superiore. Besoj se është edhe në të mirën e nivelit dhe cilësisë së kampionati­t që të shtohet numri i ekipeve. Ka kohë që me këtë garë me 10 ekipe, cilësia ka rënë. Ekipet, duke u ndeshur me njëra-tjetrën kaq shumë gjatë këtyre viteve dhe 4 herë në një sezon, i bie vlera përballjev­e. Nuk më duket një formulë shumë e gjetur. Nëse nuk gabohem, ka 10 apo 12 vite që aplikohet një skemë e tillë.

Po ju, për çfarë formule vo-

toni?

Kam kohë që e kam shprehur që duhet të ndryshojë kjo formulë dhe të rritet numri i skuadrave pjesëmarrë­se në Superiore. Vit pas viti, cilësia ka ardhur në rënie. U ngjitën në elitë klube që nuk plotësonin as më minimalen e kushteve. Kemi pasur rastet e Tërbunit të Pukës, Korabit të Dibrës apo Lushnja së fundmi që nuk plotësonin asnjë kusht. Por, ajo që kam n@jerrë konkluzion gjatë këtyre viteve është fakti se, futbolli u shpërnda në ekipe të

vogla, komuna ose provinca. Pjesa më e madhe e skuadrave pjesëmarrë­se erdhën nga këto qytete të vogla, në një kohë që ekipet e traditës u larguan. Shikoni, janë shumë ekipe të traditës që prej vitesh luajnë në kategoritë më poshtë, siç janë Apolonia, Elbasani, Besa, Tomori, Dinamo dhe disa të tjera. Tirana ra gjithashtu një kategori më poshtë sezonin e kaluar, ndërsa tani mund ta provojnë rënien edhe Teuta apo Vllaznia. Në një kampionat me 10 skuadra, ato ekipe jo të nivelit të lartë dhe me pak histori, duke qenë se përfaqësoj­në vende të vogla, bëhet gjithçka me mund dhe me preokupim shumë të madh për të qëndruar në Superiore. Dhe në disa raste duke krijuar pakënaqësi ndaj skuadrave që janë të elitës. Unë nuk jam kundër që këto skuadra të ngjiten dhe të bëjnë histori. Përpara 6 vitesh, kështu ka qenë Kukësi që u ngjit për herë të parë në Superiore. Ajo skuadër nuk ka pasur as më minimalen, që është stadiumi.

Por tani e ka një të tillë dhe synon të bëjë një tjetër modern,,,

Është e vërtet që e ka, por është një stadium që nuk i përmbush standardet që kërkohen nga UEFA dhe këtë e dimë të gjithë. Kur Kukësi shkon të luajë në Korçë, Shkodër, Durrës, në Tiranë apo me Partizanin gjen kushte shumë të mira. Ndërsa Kukësi nuk arrin që t'ua plotësojë kushtet ekipeve kundërshta­re për të zhvilluar një ndeshje normale.

Për cilën formulë jeni, keni ndonjë propozim konkret?

Unë jam për një kampionat me 16 skuadra ku të futen edhe

skuadrat e traditës, duke u dhënë mundësi që të jenë prezente në Superiore. Më pas, nëse nuk kanë dëshirë të qëndrojnë në elitë për një arsye apo tjetër, kjo është një problem tjetër. Stadiumet janë rregulluar dhe fushat nuk janë ashtu si më parë. Ne kemi nevojë për skuadra të nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët ashtu siç është në të gjithë botën. Le të jenë edhe ekipe të dobëta, ku ashtu si pëson Monako 7 gola nga PSG-ja, mund të pësojë edhe një ekip në Shqipëri. Mendoj se Superiores me 10 ekipe i ka ardhur fundi dhe cilësia po bie vit pas viti.

Ish-Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj, një ditë më parë në gazetën "Panorama Sport" shprehej në mënyrë radikale kundër ndryshimit të skemës së kampionati­t, Ai këmbëngul se Superiorja me &) ekipe është më e mira, Si e komentoni analizën e tij?

Nuk jam aspak dakord me ato që ka thënë. Ai mendon se niveli është më i mirë me 10 ekipe dhe nuk ka kompromise me këtë lloj formule. Por, po ju them se kompromise­t janë bërë

më shumë me 10 ekipe se asnjëherë tjetër. Kompromise­t janë bërë gjithmonë, edhe për të dalë kampion apo edhe për t'i shpëtuar rënies nga kategoria. Mos harroni që kompromisi më i fundit ishte sezonin e kaluar mes Tiranës dhe Kukësit. Të gjithë e panë marrëveshj­en që bënë bardheblut­ë me kuksianët për Kupën dhe kampionati­n. Ajo që thotë Hito Hitaj se në një kampionat me 10 ekipe zhduken kompromise­t, është plotësisht gabim. Kompromise­t bëhen si me 10, 5, 2 apo 30 skuadra.

Hitaj pretendon gjithashtu se ulet numri i ndeshjeve,,,

Jo, nuk është e vërtet. Nëse do të ketë një kampionat me 16 skuadra me dy faza, bëjnë 30 takime. Gjithashtu, duke i shtuar edhe 6 apo tetë ndeshje në Kupë, bëjnë 36 apo 38. Ne luajmë 36 ndeshje në një kampionat me 4 faza, ndërsa 38 ndeshje ka Anglia, Franca apo Italia. Nuk ka mundësi fizike që lojtarët këtu të përballojn­ë 36 takime në një vit. Të jetë një kampionat me 16 skuadra me dy faza. Përsa u përket ekipeve që të bien, unë them që të jenë tre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania