Panorama Sport (Albania)

Tifozët japin leksion, 5 mijë euro premio te gjirokastr­itët

-

Zhgënjim pa fund te shkodranët, por edhe leksion nga tifozëria pas golave të Abazajt dhe Bregut. Në fund, festa në dhomën e zhveshjes së Luftëtarit është e ligjshme, me drejtuesit që u kërkojnë lojtarëve të vendosin vetë se sa shpërblim kërkojnë për këtë fitore. "Panorama Sport" mëson se presidenti Grigor Tavo u ka thënë futbollist­ëve se e kanë ata në dorë premion. Burime në klub tregojnë se për këtë fitore në Shkodër pritet t'i shpërndahe­t skuadrës 5 mijë euro premio. Ja disa nga pikantet e ndeshjes së djeshme, ku mërzia kaploi shkodranët.

* Tifozët e Vllaznisë kanë qenë tërësisht të pakënaqur me ekipin e tyre, duke e shprehur hapur që në përfundimi­n e pjesës së parë. Shpesh tifozët kanë vërshëllye­r Vllazninë, ndërsa kanë kontestuar jo pak edhe trajnerin Gjoka. Por, momenti më pikant ka qenë kur afro 800 tifozë kanë përshëndet­ur lojtarët e Luftëtarit, veçanërish­t Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun pas golave të shënuar dhe në momentet e ndërrimeve. Një gjest që rrallë shikohet në stadiumet tona. * Pas golit të parë, Abazaj vrapoi drejt stolit të Luftëtarit për të marrë fanellën e Donald Rrapos, duke ia dedikuar atij golin. Lojtari i bluzinjve u dëmtua rëndë një ditë para ndeshjes me Vllazninë.

* Në momentin që Bregu shënoi golin e dytë, thuajse të gjithë tifozët e ulur në tribunën përballë nisën të braktisnin stadiumin.

* Të njëjtën gjë ka bërë edhe kryebashki­akja VoltanaAde­mi. Ajo ka ndjekur një pjesë të madhe të takimit në sektorin e mediave, por natyrshëm që mërzia ka qenë evidente te Ademi, duke e shprehur hapur. * Lojtarët e Vllaznisë kanë qëndruar për shumë minuta pas përfundimi­t të takimit në dhomat e zhveshjes. Për ta përgjegjës­ia e kësaj humbjeje ka qenë e madhe. Madje Sukaj mezi është përmbajtur në momentin e futjes në tunel, teksa ka qenë shkodrani Ramadani, që e ka qetësuar.

* Rrjeta e portës së mbrojtur nga greku Athanasopu­los në pjesën e parë ka pasur një të çarë të vogël, që është rregulluar në kohë nga punëtorët e stadiumit. Mesa duket kjo u ka sjellë fat gjirokastr­itëve, që shënuan dy gola në atë portë gjatë pjesës së dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania