Panorama Sport (Albania)

Gjoka drejt largimit: Do flas me drejtuesit

"Momenti për reflektim, mbaj unë përgjegjës­i për këtë humbje"

- ADMIR URUÇI

Ernest Gjoka drejt largimit nga Vl laznia. Trajneri tiranas ka dhënë sinjale lamtumire pas humbjes së djeshme ndaj Luftëtarit. Në deklaratën për mediat ai sqaroi se mban përgjegjës­i për këtë dështim, ndërsa theksoi se do të takojë drejtuesit e klubit për të vendosur të ardhmen. "Së pari, marr përsipër përgjegjës­itë për këtë humbje. Do të flas me drejtuesit dhe më pas të shikojmë se çfarë do të bëhet. Përpara se të mendojmë për ndeshjen e radhës, duhet që të jap përgjegjës­inë para drejtuesve, pastaj të vazhdojmë", theksoi Gjoka.

ZHGËNJIMI

Trajneri i bëri më pas analizën ndeshjes me Luftëtarin. "Sigurisht që ishte një humbje e papritur për ne. Ne nuk bëmë asgjë për të fituar ndeshjen dhe kështu që komplet përgjegjës­ia më përket mua, që nuk kam ditur të motivoj skuadrën për një ndeshje të tillë. Ne nuk arritëm që të bënim atë që duhet të bënim. Tashmë vështirësi­a është shumë e madhe. Duhet të kishim marrë masat për t'u rikthyer te fitorja dhe përgjegjës­inë e mbaj unë. Skuadra ra nën presion, kështu që unë nuk kam ditur ta motivoj. Këto janë ndeshje delikate dhe mendoj se nuk u gjet

çelësi sekret për ta motivuar ekipin, prandaj dhe them se nuk arrita që ta çoj aty ku duhet. Lojtarët aq dhanë në këtë takim, prandaj e rithem se përgjegjës­inë e mban trajneri. Kjo humbje mund të ndikoj shumë sepse lamë pikët që i kemi aq shumë të rëndësishm­e.

Tashmë futbollist­ët duhet të bëjmë maksimumin, që si brenda dhe jashtë, të rikuperojm­ë këto pikë. Ne kemi qenë përherë në pikë kritike, kështu që para se të mendojmë për ndeshjen me Laçin, do të ulem të flas me drejtuesit", është shprehur kreu i pankinës.

EKIPI NË STRES

Gjatë prononcimi­t për "SuperSport", i pyetur se çfarë nuk funksionoi, Gjoka shtoi: "Ishim shumë të avashtë. Nuk ishim të qartë në lojë. Ishte një ndeshje e keqe. Në minutat e para ishim më kërkues, por nuk ditëm të reagojmë. Nuk

kemi forcë të ringrihemi në një moment që nuk na shkojnë gjërat mirë. Pra, futemi në stres. Ky është një moment reflektimi". Në fund, i pyetur për rastin e minutës së 58-të, kur Vllaznia pretendoi penallti, trajneri tha: "Nuk duhej ta linim situatën deri te prekja me dorë. Kjo tani nuk ka më vlerë". Tashmë mbetet për t'u parë nëse Gjoka do të jap dorëheqjen apo do të rikonfirmo­het nga drejtuesit. Sot pritet të zyrtarizoh­et gjithçka, por nuk është çudi që ndeshja me Luftëtarin të jetë e fundit për Gjokën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania