Panorama Sport (Albania)

Kamza, tri pikë shprese

Lushnja ia bën "malore", por Sebino Plaku është në superformë

- ARMAND HALILI

Kamza ka siguruar një fitore të vështirë në shtëpi përballë Lushnjës edhe pse në letër parashikoh­ej një ndeshje e lehtë për të besuarit e trajnerit Ahmataj. Myzeqarët kishin ardhur në kryeqytet me objektivin e vetëm për të marrë pikë dhe respektuar kampionati­n edhe pse tashmë kanë rënë nga kategoria. Megjithatë, Plaku, pesë minuta nga fundi, i dha trepikëshi­n kamzalinjv­e, që duke përfituar edhe nga humbja e Vllaznisë, janë larguar me katër pikë nga zona e ftohtë.

Pjesa e parë - Me synimin e vetëm për të marrë trepikëshi­n në shtëpi, kamzalinjt­ë kërkojnë të gjejnë golin që në minutat e para të takimit dhe sinjalin e parë në portën lushnjare e jep Idrizaj me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por nuk është i saktë. Lushnja është e vendosur mirë në fushë dhe mundohet të thyejë aksionet e kundërshta­rit në mesfushë për të dalë më pas në kundërsulm­e të shpejta. Sefa mbulohet mirë nga vendësit, megjithatë në minutën e 13-të, ai kombinohet bukur me Papën dhe ky i fundit në pozicion ballor me katërkëndë­shin e mbrojtur nga Avdyli gjuan një top që kalon ngjitur me shtyllën pingule. Kamza mundohet të organizohe­t, por mesfusha e ka të vështirë që të lidhet me Plakun që qëndron në vijën e parë të sulmit dhe zgjidhja e vetme janë goditjet nga jashtë zone. Në minutën e 23- të Zguro do të provojë me një të tillë, por Bejte grushton me vështirësi dhe largon rrezikun.

Pjesa e dytë - Kamza nuk mund të pajtohet në asnjë mënyre me barazimin dhe goli vjen sapo starton fraksioni i dytë i takimit. Plaku arrin të hyjë në zonën e Lushnjës dhe lëviz bukur ku lëshon një silurë, të cilën portieri Bejte e ka të pamundur që ta ndalë. Goli i jep vendësve më shumë besim që kërkojnë të mbyllin takimin duke shënuar sërish, por në minutën e 50-të, Fili nuk shfrytëzon siç duhet një krosim të Plakut në zonë, pasi gjuajtja e tij me kokë pritet me këmbë nga portieri kundërshta­r. Kamza nuk e ul në asnjë moment ritmin e lojës dhe rastet për shënim pasojnë njëritjetr­in, ndërsa Lushnja duket e dorëzuar. Por, kur nuk shënon, ligji i pashkruar i futbollit thotë që e pëson. Lushnja bën një zbritje të mirë në minutën e 76- të me anë të Maganit në krahun e majtë dhe një krosim pa shumë pretendime i këtij të fundit gjen Sefën, që me kokë nuk fal. Barazimi bën që kamzalinjt­ë

të hidhen me të gjitha forcat në sulm, por me kalimin e minutave presioni rritet. Gjithsesi katër minuta nga fundi, në një goditje nga këndi, Plaku i harruar nga mbrojtësit kundërshta­rë me kokë gjuan saktë dhe siguron fitoren e artë për ekipin e tij.

 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Momenti i golit të dytë të Kamzës shënuar nga Plaku
Fotot: F. Hazizllari Momenti i golit të dytë të Kamzës shënuar nga Plaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania