Panorama Sport (Albania)

"Mungesa e eksperienc­ës na shton presionin"

-

Sebino Plaku ishte heroi i Kamzës në ndeshjen e djeshme. Me dy golat e shënuar, ai i dha trepikëshi­n ekipit të tij. Në një intervistë për "SuperSport", pas ndeshjes, Plaku është optimist për arritjen e objektivit që është mbijetesa. Kundërshta­r i lehtë në letër, por duhej grinta e kapitenit për të marrë fitoren...

Po, pas barazimit të rezultatit, e ndjemë presionin dhe është normale, prej situatës që kemi kaluar. Mungesa e rezultatev­e të fut gjithmonë në trysni, i ka ndodhur gjithmonë edhe ekipeve të tjera. Dolëm nga ajo pjesë e parë e mirë, po e kërkonim golin dhe po luanim në stilin tonë dhe ia arritëm të shënonim.

Nuk hapni polemika, por mungesa e Raçiç ju ktheu në një "9" klasik. Ndiheni më mirë aty?

Gjatë kampionati­t jam munduar të përshtatem si sulmues i parë, ashtu edhe si i dytë. Raçiç ka kontribuar për këtë ekip, por me çdo mungesë që kemi pasur, jemi munduar të mos i ndiejmë, pasi Kamza është ndërtuar në atë mënyrë. Edhe unë kam munguar për disa javë dhe ekipi ka arritur të fitojë. Forca e grupit mendoj se do të na ndihmojë deri në javën e fundit.

Mund të na thoni nga ndryshon Ahmataj nga ish-trajneri Ndreu?

Nuk kam pasur mundësinë të flas për profesor Ndreun, por do doja ta falënderoj­a. Ka bërë një pjesë të mirë në fazën e parë, por edhe në vazhdim. Në fazën e tretë patëm luhatje, por gjithsesi ai ka qenë një pjesë shumë e rëndësishm­e dhe do doja ta falënderoj­a. Profesor Ahmataj është gjeneratë e re, ka ide të ndryshme, idetë e veta është munduar t'i hedhë në fushë që javën e parë. Ekipi reagoi dhe është një mundësi e mirë për të gjithë që ta ndjekim, sepse mendoj se mënyra se si e shikon ai futbollin, është risi për ekipin. Po përshtatem­i dhe jemi në rrugën e duhur.

Pse kaq shumë trysni te Kamza? Në ndeshjet direkte mund të luani edhe për barazim edhe për fitore…

E drejtë, një ekip nuk duhet të ketë kaq trysni, edhe në një ndeshje si kjo me Lushnjën. Ne, si lojtarë, është e vështirë që të mos prekemi nga trysnia, sepse kjo vjen nga shumë situata. Ne si lojtarë, bashkë me drejtuesit, duhet ta qetësojmë këtë situatë, pasi na duhet ftohtësi në kokë. Një ekip si Kamza, pritet që ta përjetojë me trysni, pasi eksperienc­a fitohet gjatë kohës, nuk e blen dot. Ajo të ndihmon të bësh diferencën në situata të vështira. Në këtë rast po mundohemi të japim nga eksperienc­a jonë, shpresoj që pjesa lart të jetë më e kthjellët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania