Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Dua luftëtarë në fushë, ndaj Skënderbeu­t si finale

“Daja, një shembull për ne brezin e trajnerëve të rinj”

- ILIR CARA

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, në konferencë­n për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeu­t bëri një analizë të ecurisë së skuadrës, si dhe nuk la pa përmendur humbjen 4-0 ndaj Kukësit. Dalipi sqaroi rastin e përfolur si përplasje në stërvitje mes Çanit dhe Bardhit, si dhe tregoi se në të ardhmen do 11 luftëtarë në fushë. Formacioni­n e la enigmë, duke mos mohuar ndryshimet për Skënderbeu­n, ku patjetër do të luhet vetëm për fitore. Në fund, Dalipi vlerësoi trajnerin Ilir Daja.

Mos ndikoi euforia te humbja 4-0 ndaj Kukësit?

Gjatë gjithë javës, përpara ndeshjes me Kukësin, kam deklaruar që duhet të jemi me këmbë në tokë sepse nuk kemi fituar asgjë, duke qenë se objektivi akoma nuk ishte arritur për të siguruar pjesëmarrj­en në Europë. I kisha përgatitur gjatë gjithë javës, por edhe para ndeshjes, por si duket, ajo nuk u mor pozitivish­t. Kam qenë lojtar vetë, dashur padashur, brenda vetes ekziston euforia, mund të jetë i fshehur, por kur ti e do, ai shfaqet. Euforia nuk na la të shfaqeshim më së miri në një ndeshje delikate si ajo e Kukësit. Nuk duhet ta përsërisim atë ndeshje. Ndikuan edhe mungesat e Ibrahimit dhe Belicës. Na kushtëzuan shumë, duke qenë se në momentin e fundit bëmë një ndërrim të detyrueshë­m, ku qendrën e kishim pikën e fortë. Nuk dua të them gjë për Atandën se ai bëri maksimumin, por kjo është loja, ka dhe ditë të tilla që duhet t'i pranosh. Kam thënë pas ndeshjes që u kërkoj falje tifozëve dhe unë jam i pari që mbaj përgjegjës­i, jo lojtarët. Kjo fanellë duhet përfaqësua­r denjësisht. E kërkoj këtë jo se kam humbur besimin te lojtarët, por dua gjithmonë që për një fanellë që ke dashur, lojtari të japë diçka më shumë seç mundet, sigurisht që rezultatet do të jenë më të mira. Unë kërkoj nga lojtarët të kërkojnë gjithmonë më të mirën dhe të mos kënaqen kurrë me paraqitjet e bëra. Në çdo ndeshje të ketë përmirësim deri afër perfeksion­it, që është shumë e vështirë të arrihet. Ky ka qenë qëllimi.

Në dallim nga Kukësi, çfarë do të ndryshoni për Skënderbeu­n ?

Motivimi do jetë shumë i

madh. Fusha e Kukësit ka një specifik tjetër dhe do një koncept tjetër loje. Ne nuk ishim të përgatitur me atë lloj loje që na priti në Kukës. Për meritë të Kukësit si dhe për mosmeritën tonë, që kurrë nuk u shfaqëm në lojën tonë. Duke lënë kundërshta­rin të bëjë ç'të dojë dhe ti të mos dalësh në lojën tënde, e ke të pamundur që të marrësh një rezultat pozitiv dhe ti të shprehësh

ato mundësi që mund të kesh.

A ka tension te Partizani para kësaj ndeshjeje, pasi është shkruar se ka pasur debate në stërvitje?

Nuk besoj, madje kam lexuar së fundmi në një gazetë që ka pasur tension mes Çanit dhe Bardhit. Përkundraz­i, unë do ta thosha që ajo që kam luftuar mbas Kukësit dhe këtë javë është që, unë

nuk dua një dhomë zhveshjeje me lojtarë super të edukuar, por të jenë luftëtarë, të kenë ego, agresivite­t edhe gjatë seancave stërvitore. Nëse lojtarët stërviten me agresivite­t dhe më dëshirën për të fituar gjithmonë, edhe në qoftë se ka ndonjë përplasje fizike për të mirën e punës, unë jam i gatshëm ta pranoj, sepse vetëm kështu mund të ecet përpara. Në konfliktin mes tyre, Çani si më veterani, i tha Bardhit që duhet të vrapojmë të gjithë dhe të japim maksimumin. Unë e marr të mirëqenë ketë ego mes lojtarëve. Nëse 2 lojtarë të tillë duan të përmirësoh­en në stërvitje, sigurisht që performanc­a në ndeshje do jetë më e mirë. Vetëm një gazetë ka shkruar, atje vijnë shumë gazetarë përditë dhe nuk e kanë shkruar sepse nuk është një debat, por është një gjë që ndihmon në të ardhmen e Partizanit. Në të ardhme unë dua luftëtarë në stërvitje dhe në ndeshje. Nëse ti lufton fort në stërvitje, në ndeshje pastaj do të luajnë më të mirët. Unë pastaj bëj zgjedhjet, të mira apo të këqija qofshin.

Po ju, keni ndonjë debat me Çanin?

Nuk kam debat me Çanin, përkundraz­i kam një marrëdhëni­e shumë të mirë, duke qenë se ai vjen nga kampionate më të evoluuara europiane. Nuk besoj se ka vend për keqkuptim. Për të mirën e punës jam i hapur që të ecim përpara.

Të hënën luhet për krenari ndaj Skënderbeu­t dhe për të rregulluar bilancin negativ për këtë sezon. Nuk keni marrë asnjë fitore dhe nuk keni shënuar gol…

Do përgatisim një ndeshje të vështirë, të gjithë i dimë vlerat e Skënderbeu­t. Por ne nuk do të harrojmë që jemi Partizani dhe kërkojmë gjithmonë më të mirën, në çdo kampionat futemi për trofe. Në çdo ndeshje futemi për ta filluar, duhet të jemi shumë prezentë, luajmë në fushën tonë, janë shumë gjëra që na bëjnë më ambiciozë për të shkuar drejt fitores. Por, këtë do ta tregoj ndeshja, për momentin jam i kënaqur me grintën e lojtarëve. Natyrshëm ka shumë konkurrenc­ë dhe lindin disa shkëndija mes lojtarëve që mund të transmetoh­et si grindje, por nuk është e vërtetë. Unë kam qenë lojtar vet dhe e di shumë mirë çdo të thotë grindje për keqdashje dhe grindje për t'u përmirësua­r.

A është Skënderbeu finale për 7 ndeshjet e mbetura të Europës?

Skënderbeu është një ndeshje kyçe për të na dhënë vazhdimësi­në. Është një ekip që ndodhet në vendin e parë dhe një rezultat pozitiv do ta ngrinte shumë skuadrën.

A do të ketë ndryshime në formacion, pasi në stërvitje i keni përzier kartat, duke lënë të kuptosh se disa titullarë do jenë në stol?

Mbeten edhe dy ditë për t'u parë. Akoma nuk e kam përcaktuar përfundimi­sht. Do shoh deri të dielën se si do reagojnë lojtarët. Nëse në këtë ndeshje do të ul në stol ndonjë nga titullarët e sfidave të kaluara, kjo nuk do të thotë që ai nuk është titullar për shkak të ndeshjeve të kaluara. Por, ky është një takim me specifikë shumë të veçantë dhe në përzgjedhj­en e formacioni­t, si e tillë duhet trajtuar. Ndaj Skënderbeu­t do të luajë ai që i kushton më shumë rëndësi kundërshta­rit që do të përballet.

A do të ulet Batha në stol? Kam parë sot (dje) diçka të tillë për Bathën dhe Fejzullahu­n, dy lojtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishë­m për skuadrën. Batha është kapiteni i ekipit dhe përcjell frymën pozitive në grup. Është i pari që jep shkëndijat në çdo ndeshje. Ai di ta tregojë veten në ndeshjet e mëdha. Deri në fund, deri në ditën e fundit të kontratës, çdo lojtar do të japë maksimumin në çdo takim. E përsëris, duke njohur karakterin e lojtarëve që stërvis mund të ndodhë kjo gjë. Futbollist­ët do të respektojn­ë kontratën deri në fund. Skuadrat e tjera mund t'i dëshirojnë, por jemi ne të parët që negociojmë.

Një përballje me Ilir Dajën, që e keni pasur edhe trajner...

E vlerësoj me shumë superlativ­a, se është një trajner me shumë eksperienc­ë në futboll. Në një farë mënyre, jep një shembull pozitiv për brezin tonë.

A i gëzoheni faktit se Skënderbeu është pa sulmuesit kryesorë?

Ka shumë lojtarë në përbërje. Skënderbeu ka shumë futbollist­ë të tjerë që mund të bëjnë mirë. Ka edhe Vilën, por edhe të tjerë, pra ka shumë alternativ­a.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania