Panorama Sport (Albania)

Guri, një Mesi për Pakultin

"Në Laç duhet më shumë sesa maksimumi. Presidenti, gjithmonë të drejtë"

- SKERDILAID SULOZEQI

Pas eliminimit në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë ditën e mërkurë, Kukësi do të përballet sërish me Laçin, kësaj here në kampionat. Kampionët në fuqi do të kërkojnë të marrin hak pas dështimit në shtëpi. Në konferencë­n e zakonshme për shtyp, trajneri i Kukësit, Peter Pakult, beson te një rezultat pozitiv në takimin që do të luhet sot. Austriaku vlerësoi dhe paraqitjet e Gurit dhe falënderon Zotin që sulmuesi shkodran ka një ecuri pozitive dhe nuk është dëmtuar. Është hera e parë në karrierën e tij që ai ka vetëm një sulmues në dispozicio­n. Sakaq, sa u përket pretendime­ve dhe ecurisë, ai pasqyroi punën e tij në bazë të fakteve, ku në janar e mori ekipin në vend të katërt me tri pikë më pak se Laçi, ndërsa tani është në vend të dytë me plus 9 pikë. Gjithashtu, trajnerit nuk i ka pëlqyer mënyra sesi po trajtohen gjërat nga të gjithë, pasi tri ditë më parë për Kukësin flisnin shumë mirë, ndërsa pas tri ditësh keq.

Një barazim ndaj Laçit që solli eliminimin, pse ndodhi kështu?

Në dy ndeshje me Laçin nuk pësuam humbje, por kundërshta­ri shënoi në fushën tonë dhe u eliminuam. Personalis­ht, nuk shoh mbrapa, pasi nuk kthehet asgjë. Edhe nga ekipi dua që të shohë para dhe jo mbrapa. Dua që të bëjmë maksimumin dhe të arrijmë vendin e dytë.

Quhet i dështuar sezoni, duke qenë se dolët pa trofe? Unë kam ardhur kur ishim në vendin e 4-t, me 3 pikë pas Flamurtari­t dhe 2 pas Laçit. Për momentin jemi të dytët, me 9 pikë para Partizanit, 10 para Luftëtarit. Nuk mund të them më tepër se kaq.

Do kërkoni "hakmarrjen" ndaj Laçit në këtë ndeshje? Do të tentojmë revanshin ndaj Laçit dhe shpresoj që nesër (sot) të marrim pikë, ky është qëllimi ynë. Në tri ndeshje ndaj tyre kemi fituar një dhe kemi barazuar dy. Nëse e analizojmë Laçin, them se janë me të drejtë aty ku janë. Në shtëpi luan shumë fort dhe të gjithë ekipet që luajnë në Laç duhet të japin më shumë se maksimumin. Kundërshta­ri duhet të vlerësohet për atë që jep. Në sport nuk funksionin që, 3 ditë para mund të flasësh mirë dhe pas 3 ditësh mund të flasësh keq. Do e rishikoni formacioni­n?

Të mërkurën kishim mungesa dhe ndikuan te loja dhe rezultati i ndeshjes. Na munguan dy lojtarë kyç në mbrojtje për atë ndeshje si, Shameti dhe Rrumbullak­u. Ndërsa sot (dje) në stërvitje do të shoh kush është i gatshëm dhe do vendos.

Do e keni problem mungesën e një sulmuesi si Guri në Kupat e Europës, nëse largohet mbas përfundimi­t të kampionati­t?

Largimi i tij është diçka që i përket të ardhmes dhe s'dua të flas që tani për të. Interesimi që po zgjohet për të është diçka shumë e mirë, por edhe normal, pasi e meriton. Për sa na përket neve dhe stafit drejtues, jemi të lumtur që Guri ka një ecuri të tillë. Që nga fundi i janarit po luajmë vetëm me një sulmues, kam 22 vjet në futboll dhe është hera e parë që më ndodh. Falënderoj Zotin që Guri ka një ecuri të tillë dhe nuk është dëmtuar. Që nga fillimi, Guri ka shënuar në çdo ndeshje, si në fitore, si në humbje, ashtu si Mesi e Ronaldo. Kur u largua Bakaj, Guri është nënvlerësu­ar pak. Kundërshta­rët ishin të përqendrua­r shumë te Bakaj, pasi ai është një lojtar me emër në Shqipëri. Ekipi im meriton një kompliment të madh për mënyrën si i ka çuar gjërat deri tani. Pas largimit të Bakajt, ekipi e ka kaluar mjaft mirë dhe ka reaguar shumë mirë. Fitoret që kemi bërë nuk i kemi marrë me eufori dhe duhet që 7 ndeshjet e ardhshme t'i marrim një nga një dhe ta përfundojm­ë në vendin e dytë, që për mua do të ishte diçka shumë e mirë. Duke qenë se i shoh gjërat me një sy tjetër, them që pritshmëri­të dhe realiteti nuk duhet të jenë larg me njëritjetr­in. Shikoj dhe ekipet e tjera se çfarë përbërjeje kanë, si janë dhe çfarë kanë bërë. Jemi të kënaqur me punën që ka bërë ekipi. Do të ishim shumë më të kënaqur nëse kalonim në finale, por s'ma jep kush sigurinë që do ta fitonim Kupën edhe nëse kalonim. Në Kupë fiton vetëm një ekip, ndërsa në kampionat mund të ketë më shumë fitues, pasi çdo ekip ka objektivat dhe ndoshta i arrin, siç është Europa, që nga nesër do fillojmë të mbrojmë vendin e dytë.

Presidenti Gjici ka bërë një ultimatum për ekipin për tri fitore radhazi, jeni në presion?

Në Austri kemi një thënie: Në paragrafin 1 thuhet se presidenti ka të drejtë, kurse në paragrafin 2 thuhet se, nëse nuk ka të drejtë, e merr të drejtën paragrafi 1. Pra, gjithmonë presidenti ka të drejtë.

I druheni kalendarit?

Nuk i druhem kalendarit, pasi rivalët duhet të fitojnë çdo ndeshje deri në fund. Ne kemi luajtur me të gjitha këto ekipe

dhe e dimë rezultatin. Ata do luajnë, edhe ne do të luajmë siç e kërkojmë dhe në ndeshjen e fundit kishim dy mungesa kryesore si Shameti. Shpresojmë që deri në fund të arrijmë vendin e dytë dhe ta mbyllim sa më shpejt. Partizanin e lejon matematika që deri në fund të marrë 21 pikë, ndërsa neve na duhen 13 pikë, por unë mendoj që ata nuk do t'i marrin dot, ndërsa ne kemi të gjitha mundësitë t'i marrim dhe të mbajmë vendin e dytë deri në fund.

Keni vënë piketa për merkaton?

Sezoni është duke përfunduar dhe së bashku me presidenti­n, Naimin, drejtorin, kemi diskutuar, por jemi të përqendrua­r për kampionati­n që ta mbyllim me sukses. Por natyrisht që do shohim jo vetëm për të afruar lojtarë për Kupat e Europës, por dhe për kampionati­n sepse atje te ne thonë që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë që është kampionati, e më tej, çdo gjë që vjen ekstra aq më mirë dhe do t'i përgjigjem­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania