Panorama Sport (Albania)

Starova paqe me Shkëmbin, Trepça e Maganit përjashton tre lojtarë

Kampionati i Kosovës/ 4 barazime për Feronikeli­n

-

Janë luajtur dy nga takimet e javës së 28-të në Superligën kosovare. Derbi i trajnerëve shqiptarë mes Starovës e Shkëmbit, në takimin që Feronikeli luajti përballë Lirisë, u mbyll në barazim pa gola. Ndërkohë, në takimin tjetër mes Gjilanit dhe Trepçës 89 fitues dolën vendësit, që morën 3 pikë me shifrat 2-0. Golat u shënuan nga Rusi dhe Haxhimusa, nga një për secilën pjesë. Gjilani në këtë mënyrë barazon në renditje ekipin e Maganit dhe të dyja numërojnë nga 43 pikë.

Klubi i Trepçës 89 në Superligën e Kosovës ka marrë një vendim ekstrem, ku ka përjashtua­r 3 lojtarë nga ekipi, ku siç thuhet në deklaratën e klubit, ata dyshohet se kanë bërë me qëllim favore për klube të tjera, duke dëmtuar ekipin e tyre. Ekipi i Maganit shprehet se ka respektuar të gjitha obligimet e kontratës, por nuk ka marrë të njëjtin seriozitet nga lojtarët Shend Kelmendi, Argjend Mustafa dhe Festim Krasniqi, të cilët pas mbledhjes së kryesisë ka vendosur edhe t'i përjashtoj­ë. Shend Kelmendi është i huazuar tek ekipi i Trepçës nga Skënderbeu, ndërsa Mustafa ka qenë më parë pjesë e korçarëve. "Futbollist­ët e lartpërmen­dur, pas seancës stërvitore të mbajtur më 20.04.2018 (e premte), kanë qenë në listën e 18 futbollist­ëve për ndeshjen e javës së 28-të me KF Gjilanin. Të njëjtët, të nesërmen (e shtunë) sipas protokolli­t të klubit nuk u paraqitën në drekën e përbashkët dhe nuk udhëtuan për zhvillimin e ndeshjes në Gjilan, duke bojkotuar klubin. Ne jemi të informuar se ky veprim i tre futbollist­ëve është bërë me qëllim të caktuar për të dëmtuar KF Trepça 89 dhe për favore të klubeve tjera", shkruhet ndër të tjera në deklaratën e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania