Panorama Sport (Albania)

Interesim i lartë, ja masat e Policisë për ndeshjen

-

Tomori do të përballet sot në një sfidë shumë delikate ndaj Tiranës, por në klubin beratas janë të bindur se do të ndalin vrullin e kryeqyteta­sve. Kjo ndeshje do të jetë e para midis dy skuadrave në qytetin e Beratit për këtë sezon, në një kohë që interesi pritet të jetë tepër i lartë nga ana e tifozërisë vendëse. Nga parashikim­et që janë bërë paraprakis­ht mësohet se do të jenë të pranishëm afro 4000-5000 spektatorë, të cilët priten të jenë përkrahë skuadrës së tyre në objektivin e vetëm: fitoren. Sakaq, Policia e Beratit ka menduar që masat e sigurisë për këtë ndeshje të jenë të larta në krahasim me ato të mëparshmet, ku nuk përjashtoh­et as prezenca e FNSH-së së Fierit. Ky interesim i lartë gëzon edhe drejtuesit e klubit të Tomorit, të cilët pritet të kenë një rritje të financave nga të ardhurat e biletave. SKUADRA - Stafi teknik i Tomorit ka rritur intensitet­in në seancat përgatitor­e të kësaj jave, duke menduar t'i paraprihet çdo situate. Gjithashtu, trajneri Gersi Arbri ka vendosur të provojë disa module të reja për ekipin e tij. Një gjë e tillë u vu re edhe në seancat stërvitore të dy ditëve të fundit, teksa nuk përjashtoh­et për asnjë mënyrë skema 4-1-4-1 për ndeshjen e sotme. Bitri, Daci dhe Paja pritet të luajnë në qendër të mbrojtjes, teksa përpara tyre do të jetë Mersini në rolin e mbrojtësit të avancuar. Si shkatërrue­s do të jetë i përhershmi Myzyri, teksa mesfusha do të përbëhet nga Kopaçi, Gjonaj, Hyseni dhe Sharavolli. Sulmi do të jetë pa dyshim i udhëhequr nga sulmuesi Aldo Mitraj, ndërsa është në mëdyshje aktivizimi i Kolecit që nga minuta e parë. Mesfushori 24-vjeçar ka pësuar tërheqje në seancën stërvitore dhe do të vendosë stafi mjekësor për aktivizimi­n e tij. DORALDO PAJA - Në një prononcim për "Panorama Sport", mbrojtësi i majtë i Tomorit, Doraldo Paja, e konsideroi si mjaft të rëndësishë­m takimin e sotëm. "Tiranën e kemi vlerësuar maksimalis­ht edhe pse kampionati po luhet vetëm e vetëm për t'u respektuar. Kjo strukturë e kampionati­t është e dështuar dhe personalis­ht votoj për një kampionat me më shumë ekipe. Megjithatë, kjo ndeshje ka një rëndësi mjaft të veçantë, por në anën tjetër duhet të tregojmë që nuk jemi rastësisht në vendin e tretë dhe i meritojmë plotësisht këto pozita", tha Paja. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania