Panorama Sport (Albania)

Paqe në “miqësoren” Dinamo-Kastrioti

Çema humb 11-metërsh, Vatnikaj nuk fal

-

Dinamo ndan pikët me Kastriotin në një takim shumë të luftuar, ku kryeqyteta­sit e kërkuan me ngulm fitoren. Ky takim kishte vlerën e një ndeshjeje miqësore sa i përket objektivav­e. Ndeshja ka prodhuar lojë, gola e grintë, ku Dinamo pati më shumë raste, ku Çema humb në fund të takimit një penallti.

PJESA E PARË - Dinamo e nis vrullshëm ndeshjen, duke bërë presion në zona të ngushta e shumë shpejt në të 13-tën gjen golin me Markovanba­sten Çemën, i cili merr një top vertikal nga Gjata. Pasi del i vetëm përballë me portierin Kuka, ecën

diagonal e me saktësi gjen rrjetën pavarësish­t se Kuka i zuri rrezen. Të dyja palët tentojnë sulme frontale, ku Kastrioti rrezikon me Malindin e Vatnikajn, ndërsa Dinamo me Morinën, Çemën, Gjatën e Tragën, të cilët ishin rrezik konstant. Mbyllet në avantazhin e vendësve pjesa e parë.

PJESA E DYTË - Vetëm 10 minuta nga starti i pjesës së dytë ndeshja barazohet, pasi portieri i talentuar Xhuljo Hoxha bën një gabim foshnjarak, i cili mban topin afër vijës fatale. Vatnikaj shkon për t'i rrëmbyer topin, portieri tenton ta driblojë, por gabon rëndë, pasi sulmuesi ia merr sferën dhe nuk e ka aspak të vështirë të shënojë, për 1-1. Ka dëshpërim në radhët e dinamovitë­ve, ku dëgjohet trajneri Igli Allmuça të bërtasë për gafën e bërë. Dinamo nuk e pranon dot këtë rezultat dhe vetëm pesë minuta më vonë, në të 60-tën, ka një rast shënimi me Griseld Likën, i cili tenton me një gjuajtje shumë të bukur nga jashtë zonës, por Kuka tregohet vendimtar dhe grushton topin. Vjen minuta e 85-të ku Lika fiton një 11-metërsh. Çema merr përsipër ekzekutimi­n e penalltisë, por Kuka i mohon golin Dinamos dhe e mban rezultatin e barabartë 1-1. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania