Panorama Sport (Albania)

S'ka fitues, Pogradeci dhe Bylisi ndahen në paqe

-

Pogradeci dhe Bylisi, dy skuadrat që kanë treguar nivel në grupin e tyre janë përballur dje në stadiumin "Gjorgji Kyçyku", në një ndeshje, e cila ka prodhuar lojë të bukur, por edhe gola. Të dyja skuadrat nuk kanë asnjë objektiv dhe kjo bëri që të shpreheshi­n lirshëm në fushë. Te skuadra e Bylisit kishte disa mungesa në formacion për shkak të rrotacioni­t që stafi teknik ka bërë, ndërkohë që vendësit ruajtën të njëjtin ritëm dhe një trajektore të qëndrueshm­e në çdo javë. Por, në pjesën e parë rastet janë në të dy portat dhe sa herë që një nga ekipet është më afër golit, vjen kundërpërg­jigja e tjetrit. Te Bylisi rastet janë për Zisin dhe për vendësit është Çekiçi. Por, në të gjitha mundësitë që iu krijohen herë për meritë të portierëve dhe në disa raste për mungesën e finalizimi­t, golat do të mungojnë. Megjithatë, në minutën e fundit të pjesës së parë, liqenorët fitojnë një goditje dënimi në kufijtë e zonës dhe Jahaj bën një ekzekutim perfekt, duke çuar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh. Pjesa e dytë fillon e bukur për miqtë, që në aksionin e parë zënë në befasi portierin Mali. Një aksion nga e djathta e sulmit dhe topi i krosuar në zonë gjen Muratajn, i cili gjuan fort një top që i rreshket Malit nga duart dhe përfundon në rrjetë. Në minutat në vijim loja do të ketë më shumë ritëm, por sulmuesit e të dyja skuadrave nuk tregohen të saktë para portave kundërshta­re, duke shpërdorua­r raste të pafundme shënimi. Trajneri i Pogradecit - "Kishim përballë një ekip të fortë dhe kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Megjithatë nuk u kemi marrë maksimumin disa futbollist­ëve dhe nuk po e kuptoj se çfarë po ndodh me disa prej tyre. Gjithsesi ne jemi një ekip që po vazhdojmë të tregohemi shumë dinjitoz në çdo takim dhe realisht kemi filluar punën për sezonin e ardhshëm", është shprehur trajneri Festim Fetollari.

Trajneri i Bylisit - Numri një i stolit ballshiot, Dritan Sadedini, ka mbetur i kënaqur me lojën e lojtarëve të rinj. "Kishim disa mungesa të rëndësishm­e sot në ekip dhe natyrisht që kjo do të dukej. Por, skuadra tregoi grintë dhe ne jemi duke vëzhguar disa futbollist­ë të rinj që janë të talentuar dhe premtojnë për të ardhmen, ku objektiv është ngjitja në Superiore", u shpreh ai. Romeo Xinxifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania