Panorama Sport (Albania)

Naftëtari, 90 minuta "zjarr" për mbijetesën

-

Naftëtari rikthehet te fitorja, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Skuadra bardhezi kalon me sukses një provë të vështirë përballë Ilirisë, e cila luftoi deri në fund për një rezultat pozitiv. Takimi filloi me gol për kuçovarët. Goditje dënimi e ekzekutuar nga Ardian Gega në minutën e 5-të dhe një top i rikthyer nga mbrojtja shkon te Kajo, i cili me një gjuajtje fluturimth­i nga 20 metra kalon në avantazh vendësit. Miqtë reagojnë menjëherë dhe rrezikojnë në minutën e 15-të me anë të Paplekës, por portieri Qyrani bën mrekullinë. Në minutën e 18-të rrezikon Lamaj, por pa sukses. Pas katër minutash, loja zhvendoset drejt zonës se Ilirisë, ku Myrta është pranë golit të dytë, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Pas dy minutave janë miqtë që rrezikojnë me anë të Xhabrahimi­t, por përsëri Qyrani është i pakalueshë­m. Megjithatë, goli i barazimit do të vijë në minutën e 35- të me anë të Janot, i cili shfrytëzon me zgjuarsi një goditje këndi nga kapiteni Lama. Naftëtari befasohet nga ky gol dhe kërkon të kalojë përsëri në avantazh. Tre minuta përpara përfundimi­t të pjesës së parë është Allkanjari pranë golit, por topi përfundon jashtë. Pjesa e dytë - 45-minutëshi i dytë i takimit është më i bukur, ku Naftëtari kërkon fitoren me çdo kusht. Në minutën e 5-të të pjesës së dytë është Behari që rrezikon përballë portierit Baku, por nuk ia arrin dot të shënojë. Gjithsesi, goli nuk do të vonojë, ku në minutën e 59-të është Gjoka që shënon. Kapiteni Ardian Gega ekzekuton një goditje dënimi dhe Gjoka edhe pse shtatshkur­tër i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe gjuan fort me kokë, duke e ndalur topin në rrjetë. Sfida bëhet akoma më interesant­e, pasi Iliria nuk dorëzohet dhe Naftëtari kërkon golin e sigurisë. Nuk mungojnë rastet nga të dyja ekipet, por në përfundim fiton Naftëtari. Një fitore e çmuar për kuçovarët, ndërsa Iliria edhe pse ka siguruar mbijetesën, bëri një paraqitje të pëlqyeshme në stadiumin "Bashkim Sulejmani". Ndërsa, kuçovarët kanë rikthyer shpresat për mbijetesë dhe në ndeshjet e mbetura të sezonit do të vlerësohen si finale. Kjo do të thotë se në skuadrën e drejtuar nga Braholli nuk ka kohë për festë, pasi duhet menduar për ndeshjen e radhës. Arben Çepani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania