Panorama Sport (Albania)

Burreli fiton “finalen” me Besën

Miqtë rikthehen në krizë dhe tashmë rrezikojnë shumë, "luftë" në grupin e veriut

- DRITAN KURTI

Burreli fiton një "fina le" shumë të rëndë sishme për mbijetesë në këtë fazë të fundit të kampionati­t. Matjanët mundin në fushën e tyre Besën dhe ngjiten në vendin e parë në grup me pikë të barabarta me kavajasit, por më të avantazhua­r me ndeshje direkte. Një gol i Majkëll Peçit i ka mjaftuar Burrelit për të marrë një 3- pikësh shumë të rëndësishë­m përsa i përket mbijetesës.

NDESHJA

Takimi i djeshëm u luajt në kushte aspak të favorshme, pasi temperatur­at ishin shumë të larta. Megjithatë, skuadrat dhanë maksimumin në fushë duke kërkuar t'i shkëpusnin fitoren njëra-tjetrës. Pjesa e parë është më intensive, ku vendësit tentojnë të shënojnë që në minutat e para. Bërdufi mund të kishte shënuar që në minutën e dytë, por topi ndalet nga portieri mik. Raste ideale regjistroh­en edhe në minutën e 7të, 10-të dhe 16-të nga kapiteni Mëllugja, Stana dhe Peçi.

Edhe në këto gjuajtje topi nuk arriti të prekte rrjetën. Megjithatë, zhbllokimi i rezultatit nuk vonon shumë. Në minutën e 22-të është Peçi, i cili pasi shmang një mbrojtës mik, del i vetëm përballë portierit Miraka dhe shënon. Rasti i vetëm i regjistrua­r nga miqtë

është në minutën e 43-të, kur Biba gjuan nga një distancë e largët, por topi ndalet nga portieri Selaci. Pjesa e parë mbyllet me këto episode. Temperatur­at e larta për djemtë në fushë bënë që ritmi në pjesën e dytë të ishte më i dobët nga të dyja skuadrat. Edhe pse në secilën nga pjesët gjyqtarët dhanë nga 2- 3 minuta pushim, fuqia e secilit pati rënie. Në minutën e 55-të është Stana që pengohet në zonë, por gjyqtari kryesor sinjalizon vijimin e lojës. Dy minuta më vonë, Onuh për Besën tenton duke rrezikuar seriozisht. Rastet e Ujkajt në minutën e 62- të, 74- t dhe 78- të nuk dhanë rezultat. Rasti më i fundit për matjanët ishte në minutën e 89- të kur Stana gjuan fort, por grushton Miraka. I gjithë takimi u mbyll me fitoren e Burrelit 1-0, që ngjitet në vendin e parë në Grupin A të "play-out"-it. BURRELI-BESA

1-0

GOLI: Peçi 22'

BURRELI: Selaci, Beçka, Levendi (Fejzaj 89'), Mëllugja (Salaj 73'), Bërdufi (Ivani 61'), Ajazi, Stana, Danaj, Peçi, Simonov, Ujkaj. ( Në dispozicio­n: Hila, Xhuveli, Përgjoni, Dervishi). Trajner: R.Kulli BESA: Miraka, Perja (Reçi 73'), Deliallias­i, Biba, Ramilli, Onuh, Bushi, Elezi, Amos, Berati, Hoxha. (Në dispozicio­n: Puja). Trajner: G.Kaja KARTONË TË VERDHË: Bushi 19', Ramilli 41', Amosi 69' GJYQTARË: E.Bastari, R.Dobruni, Xh.Mani

VËZHGUES: Kastriot Hysa

DELEGAT: Anastas Buneci

 ??  ?? Momenti i golit të djeshëm të Peçit, që i dha fitoren Burrelit
Momenti i golit të djeshëm të Peçit, që i dha fitoren Burrelit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania