Panorama Sport (Albania)

Shkumbini, goleadë ndaj Shënkollit për mbijetesën

-

Shkumbini ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 5-2 përballë Shënkollit. Të besuarit e trajnerit Bano kanë shpërthyer që në fraksionin e parë, madje sipari i golave është hapur që në minutën e parë me autor Nexhën. Më pas, peqinasit kanë realizuar edhe tre gola të tjerë në portën e Shënkollit. Miqtë nga ana e tyre kanë reaguar vetëm në barazimin e përkohshëm të rezultatit, pasi e gjithë loja më pas ka qenë nën dominimin e vendësve, të cilët vulosën rezultatin në pjesën e dytë me golin e Metës.

NDESHJA - Peqinasit e nisin takimin me gol pasi ende pa u mbyllur minuta e parë, Nexha arrin të gjejë rrjetën pas një aksioni model. Ky gol u dha shumë zemër peqinasve, të cilët krijojnë edhe raste të tjera për shënim, por kur pritej dyfishimi miqtë arrijnë të barazojnë pas një aksioni pa shumë pretendime me autor Ujkën. Pas barazimit të rezultatit fillon një dialog i gjatë i sulmuesve vendës me portierin mik dhe goli i dytë për vendësit vjen nga këmbët e nigerianit Friday, që shkarkon të djathtën duke tundur rrjetën. Peqinasit nuk ndalin ritmin dhe sulmojnë me forca të shumta, ndërkohë që skuadra e Shënkollit duket e pafuqishme për të përballu-

ar furinë e aksioneve të bardhekalt­ërve. Në të 36-ën është Isaji që gjen golin e tretë dhe vetëm pas 4 minutash edhe Lluca shënon emrin e tij në listën e shënuesve. Me avantazhin e tre golave mbyllet fraksioni i parë. Fraksioni i dytë nis me dy zëvendësim­e për miqtë.

Në minutën e 60-të Meta realizon golin e pestë, ndërsa vetëm një minutë më pas gjyqtari ndëshkon me karton të kuq për ofendime ndaj njëritjetr­it, Liçajn për miqtë dhe Mustafajin. Në minutat e mbetura miqtë shënojnë edhe një gol. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania