Panorama Sport (Albania)

Tripletë e Vllaznisë B, Korabi mbetet në krizë

-

Vllaznia B ka marrë një fitore shumë të rëndësishm­e përballë Korabit në ndeshjen e luajtur dje në fushën sportive "Reshit Rusi". Kuqeblutë kanë fituar 3- 1 përballë dibranëve një ndeshje tejet decizive përsa i përket mbijetesës. Me këtë 3- pikësh, skuadra shkodrane ka lënë vendin e fundit. Megjithatë, lufta në Grupin A të "play-out"it do të jetë shumë e fortë deri në fund, pasi diferencat janë të vogla. Një takim ku vendësit e Vllaznisë B kanë dominuar duke shënuar me anë të Ruqit, Pusit dhe Isufit. Nga ana tjetër, dibranëve do u duhet të luftojnë fort për t'i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë.

NDESHJA - Është mbrojtësi Ruqi ai që shënon i pari. Vllaznia B realizon që në minutën e 9- të duke e nisur mbarë takimin. Miqtë nga Dibra mundohen të reagojnë, por nuk arrijnë të finalizojn­ë. Pavarësish­t rasteve të krijuara, pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Vllaznisë B. Në pjesë e dytë, goli vjen shpejt. Është përsëri Vllaznia B ajo që realizon golin e dytë, duke sjellë qetësinë me Pusin. Festa e shkodranëv­e prishet shpejt, duke rikthyer ankthin sepse për miqtë Lleshi ngushton diferencën në 2- 1

vetëm një minutë pas golit të dytë të Vllaznia B. Shkodranët nuk lëshojnë dhe janë më këmbëngulë­s. Në minutën e 75- të, ai që vendos fitoren duke sjellë golin e sigurisë është Isufi që realizon me kokë. Ky lojtar edhe në përballjen me Burrelin shënoi golin e fitores,

ndërsa kjo është ndeshja e dytë radhazi që realizon. Miqtë nga Dibra kanë marrë një goditje të fortë, ndërsa duhet të bëjnë edhe pa trajnerin Dorian Bubeqi, i cili është dënuar me një vit pezullim nga Komisioni i Disiplinës. Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania