Panorama Sport (Albania)

Thumbat e Alegrit: Napoli super, por kujtohen fituesit

“Kundërshta­rët braktisën Europën për titullin kampion”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

ragmatist, ironik dhe thumbues ndaj kundërshta­rit. Masimilian­o Alegri ia kalon Napolit "topin" e rëndësisë së ndeshjes së sotme, e cila mund të jetë vendimtare për titullin kampion në Itali. Trajneri i Juventusit thotë se ky duel është jetik për kundërshta­rët e tij, por jo për bardhezinj­të që kanë shanse të tjera për të luajtur titullin. "Do të jetë një mbrëmje e bukur për futbollin. Një ndeshje e rëndësishm­e, por jo vendimtare për ne. Napoli ka gjithë sezonin që luan vetëm për kampionati­n dhe për ta është vendimtare. Ndërkohë që ne kemi shanse të tjera. Për ne vlen më shumë i gjithë ky fund sezoni sepse nga nesër (sot) nis një mini-kampionat me 5 ndeshje dhe duhet të menaxhojmë 4 pikët e diferencës", tha fillimisht Maks. Pastaj nuk vonon të thumbojë kundërshta­rët, edhe pse e di që ndaj Insinjes me shokë duhet të bëjë sa më shumë pikë të jetë e mundur. "Ata nuk kanë presion në Kupën e Italisë, nuk kanë presion në Champions dhe në Europa Ligë. Kështu që, është e drejtë të fitojë Juventusi. Nëse do të jenë më të mirë sesa ne, do t'u bëjmë kompliment­et, në të kundërt do të jemi ne të parët", theksoi trajneri.

FORMACIONI- "Dibala është mirë. Nuk e kuptoj pse duhet të jetë keq. Nuk e di nëse luan, por do të vendos nesër (sot) në mëngjes kur të zgjohem. Kam 2-3 dyshime, sepse një ndeshje e tillë zgjat 100 minuta. Ne kemi edhe lojtarë në stol që mund të ndryshojnë fatin e takimit. Ndoshta mund të zgjedh edhe 4 sulmues, sepse Kuadrado është shumë mirë. Higuain i ka këto uljengritj­e, por është në formë të mirë dhe do të jetë i rëndësishë­m për ne. Pjaniç është rikuperuar dhe do të luajë".

DIFERENCAT- "Thonë që potenciali teknik i Juventusit është dukshëm më superior sesa ai i Napolit, por diskutim duhet të ketë vetëm për pikët në klasifikim. Dëgjoj që flitet shumë për këtë temë, por unë thjesht argëtohem. Opinionin

tim e mbaj për vete. Shkoni pyesni miqtë e mi në lokalet e Livornos, ata e dinë çfarë mendimi kam. Të dyja skuadrat po bëjnë një kampionat të rëndësishë­m dhe Napoli mund të arrijë 96 pikë, ndërsa Juventusi 100".

"SARRIZMI"- "Nuk jam aspak xheloz për 'Sarrizmin'.

Ai pas kaq shumë vitesh, duke punuar arriti aty ku e meritonte. Ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ka modifikuar mënyrën se si luan skuadra e tij. Hamshik, që ishte një sulmues i dytë, tani është një mesfushor. Po tregon vlerat e tij, por trajnerët kanë objektiv të fitojnë

dhe në fund është ajo që kujtohet. Në 5 vitet e fundit Napoli ka ndryshuar vetëm një lojtar. Një avantazh për ta, ndërsa ne në 4 vitet e fundit i kemi ndryshuar të gjithë me një punë të shkëlqyer në merkato. Ia kemi dalë mirë. Sezoni i Napolit është i shkëlqyer, ashtu si të tjerët. Si për lojën ashtu edhe për rezultatin, ata janë bërë një realitet që shihet dhe hapat e tyre kanë qenë gjigantë".

BARAZIMI- "Nuk mund të firmos për një barazim dhe për distancën +4 në këtë ndeshje direkte. Një firmë e vendosa disa ditë më parë, ku thashë që më pëlqente kjo diferencë përpara ndeshjes me Napolin. Juventusi ka pikët që meriton, por s'mund të fitojmë gjithmonë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania