Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

DONARUMA 6 - Dorëzohet përballë Iemelos, thjesht i akullt përpara tij, por rrezikon edhe një gafë në fillim të sfidës.

KALABRIA 5.5 - Në detyrat mbrojtëse ka pak punë, por në sulm ndihmon shumë pak, por edhe në ato raste, krosimet e tij nuk frikësojnë. BONUÇI 6.5 - Mban i vetëm në këmbë repartin. Pa atë do të kishte një hendek gjigant prapa.

ZAPATA 6 - Nuk mbyll korridorin për golin e Iemelos, por përveç këtij momenti është hermetik së bashku me Bonuçin.

RODRIGEZ 5.5 - Hidhet shpeshherë në sulm, përpiqet të pikturojë krosimet e duhura, por në zonë ky Milan nuk ka cilësi që t'i presë. BORINI 4.5 - Shkund grushtet e Puxhonit, më pas ofron një asist për Silvën që nuk e ndjek, por i mungon vazhdimësi­a. Në të 49-ën i lë vendin Susos (nota 5.5), por spanjolli nuk bën asgjë për të ndryshuar takimin. KESI 5 - Përveç "silurit" të stampuar në traversë, nuk bën asgjë tjetër për t'u mbajtur mend.

BILJA 5 - Shumë i pasaktë, për të mos thënë inekzisten­t. Në të 73-ën i lë vendin Lokatelit (nota 5.5), i cili kushtëzon menjëherë ndeshjen e tij me një karton të verdhë.

BONAVENTUR­A 4.5 - Kërkon në çdo mënyrë hapësirën për të goditur portën, disa herë edhe e tepron dhe kaq duhet për të djegur paraqitjen e tij. SILVA 5 - Ai dhe Kutrone e kërkojnë pak, por edhe keq njëri-tjetrin. Në të 62-ën i lë vendin Kaliniçit (nota 5.5), por për të erdhën pak topa. KUTRONE 5.5 - Në pjesën e parë lufton shumë larg zonës. Në të dytën është më prezent në sulm, por Puxhoni bën një mrekulli dhe i mohon golin. TRAJNERI GATUZO 4 - Këtë herë skuadra nuk tregoi jo vetëm cilësi, por as grintën e tij, ndaj për këtë fajtori është vetëm ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania