Panorama Sport (Albania)

Falsifikim­e në bilanc, hetohen Tohiri e Galiani

Dyshime mbi plusvalenc­at në merkaton e 2013-ës

-

Rikthimi i plusvalenc­ave, dhjetë vite më pas. Presidenti i Interit Erik Tohir dhe ish-administra­tori i deleguar i Milanit (aktualisht senator i "Forza Italia"), Adriano Galiani, po hetohen në Milano për falsifikim­e në bilanc. Procesi ka lindur në Gjenovë lidhur me operacione­t me Xhenoan, por fletët që u përkasin Interit e Milanit u transferua­n më pas në Prokurën e Milanos. Në vëmendjen e prokurorit Xhordano Baxho, kanë rënë disa shkëmbime në merkato të kryera në 2013-ën mes dy klubeve milaneze dhe Xhenoas: më saktësisht, një për Interin e dy për Milanin. ÇMIME TË FRYRA - Në rastin e hetimit aktual bëhet fjalë për lojtarë të rinj të vlerësuar me miliona. Për momentin janë nën proces drejtuesit: Tohir ( i asistuar nga studio "Clifford Chance")dhe Galiani (një nga këshilltar­ët më të dëgjuar nga Silvio Berluskoni, i mbrojtur nga avokatët Leandro Kantamesa e Nikolo Gedini). Krimi i hipotezuar u referohet transferim­eve me çmime të fryra të disa lojtarëve, ( le të themi jo të nivelit të lartë), që nuk kanë arritur kurrë në skuadrën e parë, me të cilin

zikaltrit e kuqezinjtë kanë "rregulluar" bilancet deri në korrik 2017-të. Akuzë analoge me atë që në të kaluarën përfshiu dy klubet dhe u zgjidh me shfajësimi­n nga gjykatësi i Milanos të drejtuesve të shoqërive për bilancet 2003- 2004. "STRATEGJIA" - Mekanizmi i plusvalenc­ave është i thjeshtë dhe i njohur edhe nga tifozët që njohin merkaton e futbollit: teksa arkëtimet e shitjeve nënshkruhe­n menjëherë në bilanc, shpenzimet e blerjeve ndahen në këste e më pas të "shpërndara" në bilancet pasardhëse. Ja përse një "stërvlerës­im" i lojtarëve të shkëmbyer mes dy klubeve përbën një benefit për secilën palë. GJYKATA - Mes arsyeve që dhjetë vite më parë sollën shfajësimi­n, qëndron konsiderat­a që merkatoja e futbollist­ëve nuk është e përcaktuar nga elementë të kontrollua­r paraprakis­ht. Gjykatësi, në fakt shkroi se nuk ekzistojnë "lista" për të llogaritur blerjet dhe të shumta janë rastet kur lojtarët paguhen tepër e më pas rezultojnë dështime ose e kundërta. Pra, në mungesë të sigurisë totale, u mor vendimi i shpjeguar më sipër.

 ??  ??
 ??  ?? Erik Tohir, president i Interit dhe Adriano Galiani, ish-administra­tor i Milanit
Erik Tohir, president i Interit dhe Adriano Galiani, ish-administra­tor i Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania