Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Tregoni zemrën! Koha tani po skadon...

Trajneri sfidon rivalët: Ne inferiorë? Vetëm me 1 pikë...

- Përgatiti: LEDIO NASE

dhe sot kundër Kievos do ekzistojë vetëm një rezultat për Interin, fitorja, për të qëndruar në garë për Ligën e Kampionëve e për t'u afruar te sfida kundër Juventusit më të qetë. "Skuadra është në një moment të kampionati­t ku duhet të japë diçka më shumë, - komentoi Luçiano Spaleti . Interi duhet të dijë se Kievo di t'i menaxhojë shumë mirë këto vështirësi të klasifikim­it. Galjardini? Pa të nuk do ndryshojmë taktikisht, lojtarë që mund luajnë mesfushorë kemi të ndryshëm: Kandreva, Kanselo, Shkrinjar. Por më vjen keq për Roberton. Kur rikthehet? Duke parë integritet­in e tij fizik dhe cilësinë e stafit tonë, mund të kthehet edhe më parë se ndeshja e fundit".

NXITJE - Ndeshja në transfertë është një problem? "Tani nuk mund të shtyhet asgjë: çdo problem që del duhet ta zgjidhim në të njëjtën ndeshje. Situata individual­e? Rafinja po rikuperon formën optimale, kur stërvitet ditën pas ndeshjes vjen në 'Appiano' për të zhvilluar gjithë seancën. Vesino dje është stërvitur mirë, mund të luajë nga fillimi. Dhe mirë madje". Gara për Champions-in do jetë e vështirë: "Nuk kemi asgjë më pak, përveç një pike, krahasuar me romanët. Jemi Interi, kjo është pikë plus për ne".

GABIME- Momenti i sezonit është vendimtar, nuk ka më vend për gabime. "Por

po arrijmë një ekuilibër në paraqitje, - nënvizon trajneri zikaltër . Duhet të jemi gjithmonë kërkues me vetveten e të jemi të gatshëm për të pranuar gabimet". Brozoviç po shfaqet më "i urtë": "Marselo ndonjëherë tregon se nuk arrin ta menaxhojë personalit­etin

e tij; ka gjetur megjithatë një ekuilibër e mund të na japë atë që nuk ka nxjerrë në pah deri tani. Ka ende shumë potencial".

KËRKUES - nteri ka 7 pikë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të kampionati­t të kaluar: "Gjithmonë

duhet kërkuar rritja, futbollist­ët që ndodhen këtu kanë punuar gjithmonë me seriozitet, klubi e drejtuesit janë gjithmonë prezentë, janë hedhur disa baza të rëndësishm­e për të ardhmen: aspekt thelbësor, kështu nuk duhet rinisur gjithçka nga e

para sezonin e ardhshëm. Jam i bindur se kemi zhvilluar një kampionat pozitiv, pavarësish­t nga si do jetë klasifikim­i final. Nëse shkojmë në Champions, megjithatë ka disa avantazhe të shkëlqyera: më shumë para, më e lehtë të investohet...".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania