Panorama Sport (Albania)

Bajerni paralajmër­on Realin

Myler, Leva dhe udi mbyllin llogaritë në pjesën e dytë, tani gati për uropën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pasi siguroi biletën për në finalen e Kupës së Gjermanisë, Bajerni nuk fal as në kampionat, duke triumfuar në "HDIArena" të Hanoverit 3-0. Në javën e 31-të të Bundesligë­s, kampionët nuk i lënë asgjë kampionati­t, pavarësish­t se e kanë siguruar titullin matematiki­sht dhe Hanoveri kërkon garancitë e fundit të mbijetesës (+6 nga zona e rënies me 3 ndeshje të mbetura). Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, fitoren e 25-të e vulosin Myler, Levandovsk­i dhe Rudi. Risia në formacioni­n e Hejnkesit është mbrojtësi 18-vjeçar Lars Lukas Mai titullar dhe spostimi i Zyles në mesfushën defensive. Roben, Rudi, Hames dhe Tiago mbështesin Vagnerin e vetëm në sulm. Bavarezët bëjnë 7 ndryshime nga titullarët që u përballën me Leverkusen­in të martën: Ulraish, Boateng, Tiago de Vagner janë të vetmit të mbijetuar. Shanset në minutat e para të ndeshjes janë të pakta. Të partin e pati Tiago kur u kërceu për të gjetur krosimin e Rafinjës, por shënjestra e spanjollit përfundoi mbi traversë. Hames tentoi nga 25 metra, përpara se Tshauner t'i thoshte "jo" Vagnerit. Por vendësve, që rezultati u duhej më shumë se miqve, nuk ndenjën spektatorë. Bernati bëri një bllokim të fortë ndaj Fylkrug përpara se Bajerni të falënderon­te Ulraishin pas ndërhyrjes vendimtare në një goditje dënimi të devijuar. Bajerni e shton gazin dhe i afrohet golit, por portieri i Hanoverit shpëton edhe njëherë goditjen me kokë të Vagnerit dhe një tentativë të Tiagos. Pas pushimit luhet e njëjta ndeshje. Myler që hyn në vend të Robenit godet jashtë nga një kënd i ngushtë. Por, Bajerni shton presionin drejt portës së Hanoverit dhe në minutën e 57-të zhbllokohe­t: krosimi i Bernatit gjen Mylerin, i cili shënon edhe me ndihmën e një devijimi të lehtë. Levandovsk­i merr vendin e Vagnerit dhe në minutën e 73-të, pas një goditje këndi të Rudit, mposht portierin vendës me një goditje me kokë nga 12 metra. Magjia e fundit vjen në minutën e 89-të, kur Myler shërben Rudin, i cili devijon në rrjetë nga 10 metra, përpara vërshëllim­ës së trefishtë të Martin Petersen. Ky rezultat e dërgon Bajernin në kuotën e 76 pikëve pas 31 ndeshjesh. Hejnkes largohet i kënaqur nga fusha: Të mërkurën në Mynih vjen Reali dhe rrotacioni i tij merr tri pikë të çmuara për moralin. Ndërsa, ajo që ai mund t'i trembej, ndonjë dëmtim i mundshëm, fatmirësis­ht nuk ndodhi. Reali vërtet mund të ketë pushuar këtë fundjavë, por Zidanit zor se i ka pëlqyer ajo që pa dje. ! " # $ % $ & ' ( $ ) ' " *+)* - & % ' % $ $ .." ! " ( $ / 0 & %" % " *+)* " 4 & + ) ! & $ $ % % ( $ " " $ 0 (

*1 + * 2 3 ' ' % " & & ' $ " $ /

" / " % & $ 5 & + $ 6 7 $ ' .8 ' % 9

$ ' $ 9 )# ;.< = % >< ' " & " ' " 6867

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania