Panorama Sport (Albania)

Kryevepër e Partizanit, kampion pas 64 vitesh

Formacioni i kuq meriton dhe shkurorëzo­n Barletin

- ABDULLA DUSHKU

Thuajse një përjetësi! 64 vite pritje, luftë e përpjekje, sakrifica, lojëra të bukura e oshilacion­e, ulje e ngritje e hera -herës zhdukje e ringritje. Plejada të tëra vajzash ëndërronin fitimin e një titulli kampion, shumë prej tyre sot të bëra gjyshe, janë gëzuar pa masë, duke parë heroinat e këtij sezoni, të cilat nënshkruan historinë e një klubi legjendar. Më në fund Partizani i është rikthyer titullit, duke shkurorëzu­ar Barletin. Pesë herë janë ndeshur gjatë këtij sezoni dhe të pesta herët ka triumfuar, prandaj Partizani meriton me të drejtë që të bëjë festë. Pasi e ka mundur 3- 0 me ndeshje, Barleti Volej, skuadra që e dominoi për disa vite volejbolli­n shqiptar, për ta ka ardhur dorëzimi. Më pas në një atmosferë festive, që u elektrizua nga një numër i madh tifozësh (rreth 1000 vetë) ku shkëlqente grupimi "Ultras Guerrils", skuadra e "kuqe", e drejtuar nga trajneri Roland Tarja, i mposhti sërish 3-1 dhe shkurorëzo­i Barletin.

NDESHJA - Seriali i finaleve të "play off"- it, si një shfaqje filmike dha vetëm 3 seri, të cilat ngjasonin me njëra-tjetrën. Në të tria ndeshjet, setet e para janë fituar nga skuadra e Barletit. Por skuadra e Partizanit i fitoi të tria, duke përmbysur vajzat e Barletit. Ky ka qenë një sukses i pakrahasue­shëm dhe i merituar, duke mos humbur asnjë prej ndeshjeve të zhvilluara

përgjatë 2018-ës, duke i mundur të gjitha rivalet. Ardhja e dy volejbolli­steve amerikano-latine ishte çelësi i këtij suksesi, duke krijuar një ekip mjaft të fortë dhe të kompletuar, i kthyer në një ansambël me në krye dirigjenti­n inteligjen­t, Roland

Tarja, që diti të drejtonte skuadrën drejt këtij triumfi e të kalonin me sukses edhe momentet më të vështira.

KRONIKA E LOJËS - Një set plot rivalitet, që fitohet në fund nga Barleti, 25-23 mbyllet seti i parë. Me po këtë rezultat, por në kahe të kundërta,

ku loja e bukur dhe lufta e fortë sportive, që kënaqi të gjithë të pranishmit, shkoi në fitimin e vajzave të Partizanit. Ndërkohë që në setin e tretë loja e Barletit nis të venitet, duke e mbyllur 25-19 për Partizanin. Në setin e katërt nis të fillojë festa, entuziazmi e

nën oshtimat heretike të tifozërisë së mrekullues­hme dhe lojës së bukur të vajzave të kuqe, detyron Barletin të dorëzohet, duke e humbur setin 12-25 e kështu shkurorëzo­het edhe nga titulli,për t'i vendosur kurorën e artë një klubi legjendar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania