Panorama Sport (Albania)

Juventus-Napoli, Juventus-Napoli, Hysaj ka shansin e e fundit fundit për për titull titull

Të kaltrit sulmojnë shumë, por Sarri duhet të zgjedhë mes repartit me Milik apo pa atë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Edhe pse sivjet Juventusi është sulmi i dytë më i mirë i Serisë A me 78 gola (Lacio ka 79), për bardhezinj­të dihet prej kohësh se fitorja e titullit nga ana e tyre është e bazuar te mbrojtja e hekurt. Ndërsa për Napolin, të paktën që kur Mauricio Sarri është në krye të ekipit, vlen parimi: mbrojtja më e mirë është sulmi. Por, ndoshta pikërisht kjo i diferencon të dyja ekipet, sepse "Zonja e Vjetër" është një skuadër e kompletuar, duke qenë se di të mbrojë shumë mirë, por në të njëjtën kohë edhe të sulmojë në mënyrë agresive, të pakët, por cinike. Nga ana tjetër, Napoli sulmon shumë, por kur gjen mbrojtje të mbyllura vuan shumë, ndaj pikërisht këto episode mund të bëjnë edhe sot në mbrëmje diferencën, në duelin për titullin kampion.

JUVENTUSI - Alegri, edhe pse ofron një varietet modulesh taktike, me tre apo katër mbrojtës apo qoftë me një, dy, tre apo katër sulmues, në të vërtetë urdhrat e tij janë të thjeshtë: kur sulmohet bëhet në shpejtësi, ndërsa kur mbrohet duhet të ngrihen dy diga që të mbajnë sa më larg rivalin. Nëse i referohemi ndeshjes së luajtur në fazën e parë, në "San Paolo", ku Juvja fitoi 1-0 me gol të Higuain, torinezët treguan qartë se dinë të presin, të vuajnë dhe të gjejnë momentin për të goditur. Arma e tyre është kundërsulm­i. Aksioni, siç tregojnë fotot është i qartë: Kosta rrëmben topin, e lë prapa atë për Dibalën dhe vrapon në thellësi, duke marrë me vete dy qendërmbro­jtës, ndërsa hapen hapësirat për Higuain që pasi shërbehet godet saktë në rrjetë. Ndërkohë, në foton e dytë tregohet sesi kur kapet në kundërsulm, Juventusi ngushtohet aq shumë, thuajse si një morsë me dy vija me nga 4 lojtarë, që i mbyllin hapësirat e pasimit Napolit, edhe qoftë edhe ekipeve rivale. Ndaj Sarri duhet të mbajë shënim.

NAPOLI - Ndërsa Sarri është i betuar mbi 4-3-3 e tij. Ai i kërkon skuadrës që të sulmojë me shpejtësi dhe të hapë topin sa më shumë nga krahët, për të tentuar goditjen me trion InsinjeMer­tens- Kajehon nga çdo pjesë e zonës së rreptësisë. Por, kur gjen shumë ekipe që i mbyllën në mbrojtje me lojtarë të shumtë dhe sulmi bllokohet, në ndihmë të repartit ofensiv futen linjat e dyta, ato të mesfushës, Hamshik e Alan mbi të gjithë, që kërkojnë topin pas shpatullav­e të mbrojtjes (foto 3). Por duke qenë se ndaj Juves mbrojtësit janë edhe më ekspertë, me një si Milik, i cili di të tërheqë mbrojtësit me vete, Napoli mund të transformo­het në një 4-2-3-1 dhe të sulmojë me 4 lojtarë, madje duke pasur edhe alternativ­ën e topit të lartë që polaku di t'i shfrytëzoj­ë. Me pak fjalë, në pritje për të kuptuar sesi do të luajnë dy trajnerët, të paktën në letër, 90 minutat e titullit, do të jenë një duel shahu.

 ??  ??
 ??  ?? 3 Napoli sulmon thuajse gjithmonë me tre lojtarë në zonë, për të shfrytëzua­r goditjen nga çdo cep i zonës. Por kur gjen mbrojtje të mbyllura dhe trafik në zonë, në ndihmë vijnë linjat e dyta, nga mesfusha, si Hamshik e Alan që dinë të futen pas...
3 Napoli sulmon thuajse gjithmonë me tre lojtarë në zonë, për të shfrytëzua­r goditjen nga çdo cep i zonës. Por kur gjen mbrojtje të mbyllura dhe trafik në zonë, në ndihmë vijnë linjat e dyta, nga mesfusha, si Hamshik e Alan që dinë të futen pas...
 ??  ?? 4 Duke qenë se Napoli shkon shumë në thellësi me Milik, hapësirat që mund t'i krijojnë vetes janë më të mëdha. Polaku di të tërheqë dy mbrojtës me vete dhe ndërkohë Napoli mund ta godasë portën me 4 lojtarë, pse jo edhe me topat nga ajri, ku Milik...
4 Duke qenë se Napoli shkon shumë në thellësi me Milik, hapësirat që mund t'i krijojnë vetes janë më të mëdha. Polaku di të tërheqë dy mbrojtës me vete dhe ndërkohë Napoli mund ta godasë portën me 4 lojtarë, pse jo edhe me topat nga ajri, ku Milik...
 ??  ?? 1 Aksioni i golit të Higuainit që vendosi sfidën e fazës së parë në Napoli: Kosta rrëmben top në mesfushë, e lë për Dibalën në qendër dhe vrapon në thellësi duke marrë dy mbrojtës me vete. Dhe teksa hapet hapësira për Higuain, Dibala e shërben dhe...
1 Aksioni i golit të Higuainit që vendosi sfidën e fazës së parë në Napoli: Kosta rrëmben top në mesfushë, e lë për Dibalën në qendër dhe vrapon në thellësi duke marrë dy mbrojtës me vete. Dhe teksa hapet hapësira për Higuain, Dibala e shërben dhe...
 ??  ?? 2 Kur Juventusi kapet në befasi, nga Napoli por jo vetëm, çfarëdo moduli të ofrojë Alegri, lojtarët janë të detyruar të formojnë dy rreshta me nga katër lojtarë në linjë që ngushtohen mes tyre, në formë morse, duke i mbyllur hapësirat kundërshta­rit.
2 Kur Juventusi kapet në befasi, nga Napoli por jo vetëm, çfarëdo moduli të ofrojë Alegri, lojtarët janë të detyruar të formojnë dy rreshta me nga katër lojtarë në linjë që ngushtohen mes tyre, në formë morse, duke i mbyllur hapësirat kundërshta­rit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania