Panorama Sport (Albania)

Vllaznia votëbeson Gjokën

Trajneri do të qëndrojë deri në fund, por kundër Laçit priten patjetër 3 pikët

- ADMIR URUÇI

umbja me Luftëtarin e ka dërguar Vllazninë më afër greminës se kurrë. Një rezultati i tillë e ka përkeqësua­r situatën në kampin shkodran pikërisht në momentet e fundit të garës dhe diçka e tillë i ndërlikon më shumë se kurrë objektivin për të mbijetuar në Kategorinë Superiore. Gjashtë javë përpara fundit të këtij sezoni, kuqeblutë janë të rrezikuar më shumë sesa ekipet e tjera për të rënë nga kategoria dhe shenjat e panikut dhe kaosit i ka dhënë stafi teknik dhe trajneri Ernest Gjoka. Ai ka thënë se humbja me Luftëtarin ishte një gabim tërësisht i tiji dhe mori përsipër rrezikun e një largimi të mundshëm tani në fund. Por trajneri Gjoka në asnjë moment nuk është shprehur i gatshëm të largohet, por se është gati të flasë me drejtuesit e klubit dhe të vendosin bashkërish­t se cila është zgjedhja më e mirë për të dyja palët. Por, me sa duket, drejtuesit e Vllaznisë besojnë ende tek trajneri dhe stafi i tij dhe nuk pritet që të ketë ndryshime.

BESIM- Humbja e djeshme e ka zhytur Vllazninë në një gjendje shumë të vështirë dhe trajneri Ernest Gjoka mori përsipër përgjegjës­itë dhe tha se do të takohej me drejtuesit e klubit, duke nënkuptuar një

largim të mundshëm. Por burime pranë klubit Vllaznia bëjnë të ditur se nuk po mendohet për një lëvizje të mundshme të trajnerit në këto momente. Nga drejtuesit e klubit gjykohet se nuk është ndryshimi i stolit ai që mund të ndryshojë situatën, kështu që Gjoka

do të jetë në stolin kuqeblu deri në fund të kampionati­t. Por pavarësish­t se gjendja është kritike dhe hijet e një sezoni të mëparshëm po rikthehen, drejtuesit nuk do të marrim masa as për futbollist­ët. Ata mendojnë se kështu do të përkeqësoh­et situata. Në këto fazat e fundit të kampionati­t, askush nuk do ta mendonte se do të shkonte kaq keq situata dhe që Vllaznia të linte pikë në fushën e saj. Disfata me Teutën në transfertë ishte e parashikue­shme, por humbja me Luftëtarin nuk pritej. Në klubin kuqezi nuk dinë si ta shpjegojnë atë që i ndodhi skuadrës në fushën e lojës, kur në fakt nuk ekziston asnjë problem financiar apo ndonjë problem tjetër që ta pengojë skuadrën të shprehet ashtu siç duhet në fushën e lojës. Presioni është rritur shumë dhe javët në vazhdim do të jenë shumë të vështira, edhe sepse të gjitha skuadrat e tjera po luajnë për objektiva të rëndësishë­m. Vllaznia pret Laçin javën e ardhshme dhe duhet fitore me çdo kusht, ashtu siç priten 3 pikët edhe në ndeshjen direkte me Kamzën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania