Panorama Sport (Albania)

Daja: Titulli çështje e mbyllur, pres të rinovoj

“Jam i qetë në punën time, ende s’kam folur për të ardhmen”

-

Ilir Daja e festoi shumë golin e Bruno Ditës në fundin e takimit dhe, në intervistë­n që dha për "SuperSport" dhe "TVSH", është shprehur i bindur se skuadra e tij do ta fitojë titullin kampion. Ai gjithashtu ka folur edhe për rinovimin e kontratës.

Në një moment u duk sikur u pajtuat me barazimin, është e vërtetë?

Ashtu siç u zhvillua ndeshja, duhej edhe të kënaqeshim me barazim. Kemi zhvilluar gati 50 ndeshje, sa gjithë ekipet elitare në Europë. Në fund të kampionati­t, lodhja do të jetë normale. Shto këtu edhe mungesat që kishim sot, ishte një ngarkesë normale. Nuk duhet të ulim ritmin deri në fund. Jemi me 99% kampion, por duhet të presim ende.

E pamë Skënderbeu­n të vuante presionin e Partizanit në fillim, ndoshta Krasniqi duhet ta niste nga minuta e parë?

Krasniqi, Abazi apo Sahiti mund ta nisnin nga fillimi dhe të mos bënim ato spostime në formacion. Por me gjithë këto elementë nuk doja t'ua kaloja këtë ngarkesë lojtarëve të rinj.

I gjithë Skënderbeu është në stres për shkak të gjyqit. Sa e vështirë është kjo për ta menaxhuar? Do flitet për tolerime pas sigurimit të titullit…

Na lini të gëzojmë. Deri tani nuk kemi asgjë nga këto që janë folur. E kam me disa media që aludojnë. Do t'u japim mundësi të gjithëve të luajnë. Ju lutem na lini ta gëzojmë këtë sukses derisa të ngremë titullin.

Jeni duke menduar për ndeshjen ndaj Kukësit?

Kur fola për rrotacion, do të bëhet për një pjesë të ekipit. Kemi edhe Kupën, kështu që do mundohemi ta mbyllim sa më shpejt kampionati­n dhe njëkohësis­ht të mbajmë mirë gjendjen e ekipit.

Cilët janë lojtarët që do të udhëtojnë drejt Nionit për seancën e gjyqit?

Nuk më takon mua që ta them një gjë të tillë, por e sigurt është se do të kenë mungesë me arsye.

Skuadra ka një ecuri të mirë dhe titulli është shumë afër, por a keni biseduar me drejtuesit për rinovimin e kontratës?

Nuk kam biseduar ende për rinovimin. Por, mua nuk më lidh kontrata në këtë punë. Në momentin që nuk bëj punën time mirë, atëherë e ruaj me fanatizëm pozicionin tim. Ndihem shumë mirë në Korçë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania