Panorama Sport (Albania)

Lilaj dhe Nimaga në UEFA

FSHF sposton për të dielën ndeshjen mes Skënderbeu­t dhe Kukësit

- ARMAND HALILI

lubi i Skënderbeu­t ka pak shpresa se Ko misioni i Apelit në UEFA mund të ulë dënimin, por megjithatë drejtuesit korçarë po përgatiten për një mbrojtje dinjitoze në seancën që do të zhvillohet të enjten (26 prill) në Nion të Zvicrës. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht nga burime të sigurta pranë klubit korçar se lojtarët e përzgjedhu­r për të dëshmuar në mbledhjen e Komisionit të Apelit në UEFA janë dy mesfushorë­t: Sabjen Lilaj dhe Bakari Nimaga. Këta të fundit do të udhëtojnë që të mërkurën drejt Zvicrës, aty ku ka selinë UEFA, në mënyrë që të enjten, kur dhe do të mbahet mbledhja për çështjen "Skënderbeu", të dëshmojnë para panelit të Apelit. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës dënoi korçarët me 10 vite përjashtim nga kompeticio­net e UEFA-s, si dhe 1 milion euro gjobë. Duket se Apeli është thjesht një procedurë dhe te Skënderbeu s'kanë shpresa për një ulje të dënimit. Këtë e ka pranuar edhe vetë presidenti Ardjan Takaj për gazetën. "Kemi bërë apelim fillimisht në UEFA. Na kanë njoftuar se do të marrin vendim më 26 prill. Gjithsesi, kjo është një procedurë më shumë formale, pasi nuk presim që organet brenda UEFA-s të ndryshojnë vendim. Janë të njëjtit ose më saktë nga zyra në zyrë", ka deklaruar presidenti i Skënderbeu­t. Ndërkohë, duke qenë se të enjten do të jenë në Nion dy titullarë të skuadrës, klubi korçar i kërkoi FSHF-së që të shtyjë ndeshjen e javës së 31-të ndaj Kukësit, që ishte parashikua­r të zhvillohej të premten në orën 19:00 në Korçë. Dje institucio­ni i futbollit

konfirmoi për gazetën se Skënderbeu-Kukësi do të luhet të dielën në orën 19:00.

KAPITENI - Edhe pse klubi ka përzgjedhu­r Lilajn dhe Nimagën si lojtarët që do të përfaqësoj­në Skënderbeu­n në mbledhjen e Apelit më 26 prill, edhe kapiteni Orges Shehi është

Në fund mërzitja dallohet qartë në fytyrat e drejtuesve të kuq

gati të shkojë të përballet me inspektorë­t e UEFA-s në Nion të Zvicrës. "Jam i gatshëm të shkoj të bëj rolin e dëshmitari­t në Apel. Ato janë akuza ku nuk ka asgjë reale. Unë personalis­ht do ta mbroja me shumë dëshirë djersën që kemi derdhur në fushë", ka deklaruar dje Shehi.

 ??  ?? Nimaga dhe Lilaj gjatë ndeshjes së djeshme
Nimaga dhe Lilaj gjatë ndeshjes së djeshme
 ??  ?? Thumbojnë tifozët e Partizanit
Thumbojnë tifozët e Partizanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania